Konsumoni sa më shumë vaj ulliri dhe limon, janë ilaçe natyrale

December 27, 2016   | Shoqëria / Društvo

vaj ulliri dhe limonVaji i ullirit dhe limoni janë dy ndër produktet që nuk mungojnë kurrë në tryezat e shqiptarëve. Fatmirësisht kultivohen në vendin tonë , madje mund të themi që janë ndër produktet më të mira edhe në Ballkan. Por keni menduar ndonjëherë t’i konsumoni së bashku? Duhet ta bëni. Organizmi juaj do t’ju jetë shumë mirënjohës.

• Konsumi i përditshëm i vajit të ullirit dhe limonit është një ilaç natyral për ata që vuajnë nga konstipacioni (kapsllëku). Vaji i ullirit shërben si një laksativ natyral, kurse limoni redukton inflamacionin e sistemit tretës.
• Vaji i ullirit dhe lëngu i limonit pengojnë formimin e pllakave të gjakut në arterie, si dhe reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq.
• Duke qenë se këto dy produkte janë shumë të pasur me antioksidantë eleminojnë toksinat nga organizmi, e mbrojnë nga veprimi i radikaleve të lira dhe përmirësojnë shëndetin e mëlçisë.
• Nëse pini një lugë me vaj ulliri dhe lëng limoni me stomakun bosh do të reduktoni inflamacionin reumatizmal dhe pengoni shfaqjen e artritit dhe spoliatrozës.
• Konsumi i vajit të ullirit dhe limonit është një integrator që ju ndihmon të humbisni peshë. Ju rekomandojmë të përzieni 1 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër dhe një lugë lëng limoni të freskët. Acidet yndyrore të vajit të ullirit kanë efekt diuretik, këto acide tresin dhjamin që mblidhet në zonën abdominal.
• Kombinimi i vajit të ullirit me lëngun e limonit të freskët përmirëson qarkullimin e gjakut. Pengojnë formimin e venave varikoze dhe oksidimin e enëve të gjakut. Përmirëson qarkullim e gjakut, duke penguar të enëve të gjakut.

Ju mund të përgatisni çdo ditë një kombinim me një lugë vaj ulliri dhe një lugë lëng limoni, ose përgatisni një masë deri në 1 litër dhe ruajeni në një vend të freskët. Kujdes : Duhet pirë gjithmonë esull, më konkretisht gjysmë orë para se të hani mëngjes.

Koha Jone