Kuvendi Komunal i Ulqinit miratoi Planin Hapësinoro-Urbanistik

December 29, 2016   | Reportazh / Reportaža

plani-hapsinor-i-UlqinitKuvendi i Kumunës së Ulqinit me shumicë votash miratoi Propozim Planin Hapësinoro-Urbanistik të përgatitur nga Qendra për Arkitekturë dhe Urbanizëm me ç’gjë krijohet baza për sjelljen e planeve detale urbanistike për territorin e Komunës së Ulqinit.

 

Miratimi i PHU këtij dokumeti bazë urbanistik lokal është në  kompetencë të qeverisjes lokale, por në vitin 2009 Komuna e Ulqinit i  barti kompetencat e përgatitjes së këtij dokumenti në Qeverinë e Malit të Zi, respektivisht në Ministrinë e Zhvillimit të Qendrueshëm  dhe Turizmit.

PHU është dokument tejet i rëndësishëm për Komunën e Ulqinit  sepse paraqet bazë për zhvillimin e qytetit dhe si i tillë shërben për mbrojtjen e teritoreve të veçanta në Komunën e Ulqinit.

 

Dokumenti të cilin këshilltarët e miratuan parasheh mbrojtje të veçantë të ullishtës në Valdanos, ku në tërësi ndalohet çdo lloj ndërtimi, revitalizimi dhe valorizimi i këtij lokaliteti për aktivitete sportive dhe rekreacion, me çgjë është bërë një hap para në procesin e kthimit të ullishtës në Valdanos.

PHU-ja plani hapësinor i Ulqinit

Përveç Valdanosit, trajtim i veçantë është planifikuar për Kriporen, në të cilën po ashtu ndalohet ndërtimi i njësive turistike dhe  apartamenteve, vendosen kushtet për revitalizimin, prodhimin e kripës dhe valorizimin e këtij teritori si  zonë rekreative këmbësore  dhe zhvillimin i turizmit ornitologjik.

Përvec kësaj PHU parasheh mbrojtjen e Kripores si park dhe përmendore natyrore dhe renditjen e këtij objekti në RAMSAR të  hapësirave të mbrojtura, me ç’gjë janë arritur qëllimet e përbashkëta  të Komunës së Ulqinit, të bashkësisë ndërkombëtare dhe sektorit  joqeveritar për mbrojtjen e kripores.

 

Dhe një risi tjetër e PHU është planifikimi i rrugës me katër korsi në Shtoj dhe ura mbi lumin Buna që do të lidhë Malin e Zi me Republikën e Shqipërisë dhe do të mundësojë valorizimin e qytetit tonë si destinacion i turizmit elitarë duke pasur parasyshë qe në Plazhin e Madh parashihet ndërtimi i komplekseve turistike të kategorive të larta.

Miratimi i PHU paraqet shtytje shtesë për punë në administratën lokale sepse miratimi i këtij dokumenti paraqet menjanimin e blokadës në procesin e sjelljes së planeve detale urbanistike për lagje të qytetit, hap që në periudhën e ardheshme do të ndërpresë  ndërtimin e egër dhe jolegal të objekteve në territorin e Komunës së Ulqinit.