“Lajme nga Ulqini” ju uron Gëzuar 2017!

December 31, 2016   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Lajme nga Ulqini ju uron Gëzuar 2017!Ky është shembulli më i mirë që duhet ndjekur nga të tjerët për informim të shpejtë,korrekt dhe të paanshëm.
Lexuesit e pasionuar, të cilët nuk i ndahen për asnjë çast “ Lajmeve nga Ulqini ” shprehen se kjo uebfaqe ka arritur që për këto 9 vjet të vendosë një komunikim me të gjitha shtresat e lexuesve në Ulqin por edhe më gjërë.

Mbase vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e një viti të ri, të cilin e quajmë edhe kapitull. 2016-ta ishte një vit sa i vështirë por edhe i bukur për të gjithë ulqinakët, solli lot edhe buzëqeshje. Por ne i urojmë të gjithë që në 2017-ën të keni vetëm lajme të mira dhe mbarësi në familjet tuaja, fëmijët tuaj dhe tek të gjithë të dashurit tuaj.

Lajme nga Ulqini ju uron që viti 2017, të jetë vit i sukseseve të reja për të gjithë neve uron ulqinakëve në atdhe ose larg tij, që të kenë vetëm gëzime dhe lumturi në 365 ditët që ju presin. Të jetë një vit i bukur dhe me mbarësi për të gjithë ju!

Duke ju falenderuar për mbëshetjen e vazhdueshme që na keni dhënë, Lajme nga Ulqini  ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2017!