Rruga e boshatisur në Ulqin, gëzuar vitin e ri 2017

December 31, 2016   | Shoqëria / Društvo

Ulqini i boshatisur-dita-viti-ri-2017Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e një viti të ri 2017, ku fotot e shkrepura nga rjeti social Doo Aleksandar Ulcinj Facebook, tregojnë rrugët e boshatisura në çarshi të Ulqinit, me ndalimin e qarkullimit në disa akse dhe shumë pak qytetarë që po lëvizin për momentin .

Urdhëri i Policisë Komunale të Ulqinit pati efekt imediat ku ka njoftuar se me rastin e  festës të vitit të ri, më 31dhjetor, 1 dhe 2 janar 2017  ndalohet qarkullimi të gjitha automjeteve, përveç automjeteve të Policisë dhe automjeteve emergjente në drejtim të Ranës.

Duhet cekur se papunësia në Ulqin sipas autoriteteve lokale është rreth 40%. Qyteti jeton vetëm gjatë verës kur vijnë mërgimtarët dhe turistët. Vetëm në Amerikë jetojnë më shumë se 7000 mijë njerëz nga rajoni i Ulqinit.

Ulqini i boshatisur-dita-viti-ri-2017-1