Sopranoja shqiptare Alisa Katroshi po i dridh skenat më të mëdha të botës

January 2, 2017   | Lajmet / Vijesti

Alisa Katroshi-SopranoSopranoja e mirënjohur shqiptare Alisa Katroshi e cila po i dridh skenat më të mëdha të botës Alisa, me vokalin e saj vazhdon t’i dridh skenat botërore dhe të mahnit publikun gjatë intepretimeve të saja. Në të shumtën e herave, ajo nuk përdor as mjete zërimi, por sallat dridh me vokalin e saj të mrekullueshëm e të lartë. Alisa vazhdon të qëndroj fuqishëm në listën e shqiptarve të famshëm nëpër botë, duke i rritur imazhin trevave shqiptare. Më shumë është e njohur si këngëtare lirike operistike jashtë Shqipërisë ku edhe realizon aktivitetet e saja në Itali e Gjermani, por interpreton edhe në vende tjera. E lindur dhe rritur në Shqipëri dhe më pas ka shkuar në Verona të Italis.

Derisa në Tiranë ka qenë më 2013 e 2014 në Tiranë ku ishte rikthyer në shtëpinë e saj pas shtatë vjetësh. Ajo para publikur shqiptar interpretoi me recitalin e saj e më pas edhe me operën La Boheme të Pucinit. Ditë më parë ajo interpretoi në Shkup, ku mahniti publikun, pasi gjatë këndimit nuk përdori fare mjetin e zërimit (mikrofon). Ne arritëm që të realizojmë edhe një bisedë me sopranon e mirënjohur shqiptare. Sopranoja Alisa Katroshi tha për “Toskanapress.info” se së shpejti do të jetë edhe në Kosovë me një koncert të rëndësishëm recital dhe kjo do të realizohet gjatë këtij viti. Ajo tregoi hisotikun e fillimit të këndimit, ku tha se i pëlqente shumë të këndoj dhe ka nisur me këndimin që në moshën shtatë vjeçare ku këndonte në kishën e cila ishte ngjitas më shtëpinë e Nënës Tereze në Tiranë nga edhe është, por sipas saj kjo ka lidhje pak edhe me Shkupin.

Në kishë shkonte vetëm për të kënduar dhe aty e kuptoi se pasioni i jetës së saj ishte këndimi dhe nuk e mendonte se do të bëhej këngëtare lirike operistike. Dëshira për këtë zhanër lindi që në moshën dybëdhjetë vjeçare, kur edhe u zgjedh të marr pjesë në korin e fëmijëve të Operës Toska që zhvillohej në Tiranë në Tetarin e Operas dhe Baletit. Aty mori pjesë në korin e fëmijëve dhe vendosi që të mos merrej më me muzikëne lehtë, por të këndoj dhe studijoj muzikën klasike. Më pas tregon se ka nisë edhe studimet. “Kam njëzetë vjet që studijoi dhe këndoj, sepse studimet nuk mbarojnë asnjëherë”, tha Alisa Katroshi për “Toskanapress.info”.
Alisa Katroshi-Soprano-Besim-Toska

Ajo shtoi se zgjodhi këtë zhanër të muzikës, pasi u dashurua në operën Toska dhe tash dëshiron të këndoi këtë rolin kryesor në skenat më të mëdha të botës. “Babai im këndonte muzikën popullore shqiptare dhe ai dëshironte që edhe unë të këndoja këtë zhanër dhe të vazhdoja karrierën.
Unë di të këndoj edhe këngë popullore, por që ai zhanër nuk është pasioni im dhe nuk doja të vazhdoja të isha këngëtare e muzikës popullore dhe doja të bëhesha e këndoja si këngëtare e muzikës lirike operistike”, tha sopranoja e mirënjohur shqiptare. Alisa jeton dhe vepron në Verona të Italis, por edhe në Frankfurt të Gjermanisë dhe jo në trevat shqiptare dhe kjo sipas saj nuk është zgjidhja e saj. Vendosa të shkoja në Verona pasi që fitova një konkurs me çmimin e parë dhe bursë të specializimit atje dhe kjo ishte arsyeja që unë shkova në Verona.

Sipas saj viti 2016 ishte një vit mjaft i frytshëm për të dhe që me aktivitete ishte në Itali e Gjermani e të cilat ishin mjaft të suksesshëm gjë për të cilat fryte është shumë e lumtur. Gjatë këtij viti Alisa do të ketë koncerte në Gjermani, Zvicërr dhe beson se do të jetë edhe në Kosovë e Shqipëri.

Toskanapress.info

YouTube Preview Image