Haxhi Sulejmani: Akti i ndalimit të Z. Haradinaj në Francë i papranueshëm për botën demokratike

January 8, 2017   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Ramush-Haradinaj-Haxhi-Sulejmani-PDReagim i Partisë Demokratike me rastin e ndalimit (burgosjes) së Kryetarit të AAK dhe ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj nga policia franceze

partia demokratike ulqin_ana malit_mali i zi

Partinë Demokratike dhe të gjithë shqiptarët në Mal të Zi i ka shqetësuar shumë ndalimi i luftëtarit të lirisë, Kryetarit të AAK dhe ish Kryeministrit z. Ramush Haradinaj në Francë. Ndalimi i njeriut të cilin dy herë Gjykata për krimet e luftës në Hagë e ka shpallur të pafajshëm, për botën demokratike duhet të jetë i papranueshëm. Në fakt, ky akt i autoriteteve franceze tregon për një aleancë të hershme të këtij shteti me Serbinë, sepse akti i fundit nuk mund të arsyetohet me asnjë fletëarrest të një agresori gjenocidist siç është Serbia, gjenocidi i të cilës është dëshmuar edhe në Gjykatën e Hagës.

Absurditet i paparë, në kohën kur Kosova pret që BE – ja të bëjë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, një anëtar i BE ndalon heroin e popullit të Kosovës. Burgoset viktima e xhelatët i bien kryq e tërthuar Francës dhe të gjithë vendeve të BE. Pra, Franca burgosi qengjin, kurse ujqit janë të lirë.

Partia Demokratike, anëtarët e saj dhe të gjithë shqiptarët në Mal të Zi i bashkohen thirrjes mbarëshqiptare për autoritetet franceze që sa më shpejtë ta lirojnë z. Ramush Haradinaj që të vazhdojë rrugën për në SHBA, për ku është nisur. Gjithashtu i bashkohemi të gjithë atyre që kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që ta analizojë mirë vazhdimin e dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e BE – së.

 

Ulqin, më 07. 01. 2017                                                                                               Partia Demokratike

                                                                                                                                                Sekretari

                                                                                                                                          Haxhi Sulejmani