Kryetari Cungu, kërkon përkrahje nga qytetarët e Anës Malit + Foto

January 8, 2017   | Ekonomia / Ekonomija

Kryetari Cungu, kërkon përkrahje-Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, ka postuar një tekst të shkurtër në lidhje me shërbimet e Komunës po përballen me motin e renduar dhe borën qe ka mbuluar rrugët e komunës sonë, njoftoi sot kryetari Cungu në faqen e tijë të facebook-ut. 

Jemi duke publikuar në tërsi artikullin:

Këto ditë shërbimet e Komunës po përballen me motin e renduar dhe borën qe ka mbuluar rrugët e komunës sonë, e në veçanti zonën e Anës Malit.

Një faleminderit dhe përkrahje punonjësve te Ndërmarrjes Komunale qe po bëjnë punë te jashtëzakonshme në shërbim të banorëve të zonave të rënduara nga bora.

Problem i madh është edhe mungesa e rrymës elektrike në disa zona si pasojë e dëmtimit të shumë shtyllave elektrike. Jam i informuar që ekipet e elektro-ekonomisë janë në terren dhe janë duke punuar në rregullimin e tyre dhe shërbimet tona komunale janë në vëzhgim të vazhdueshëm.

Shpresojmë qe kjo të jetë nata e fundit pa rrymë.

Nazif Cungu

Nazif Cungu Facebook