Nika: Edhe diç për misterin e tenderit të rrugës Ulqin – Krythë

January 8, 2017   | Opinione

Misteri i tenderit të rrugës Ulqin-Krythë-Rruga_Krytha_KaterkollëShkruan Muhamet Nika

Një gjë është më se  e sigurt , që tenderi i rrugës  më herët   pat dështuar për parregullsi nga se Banka e cila jep kredinë për ndërtimin e  saj  ,   hetohet që  ka shtuar kontrollin e vet  për fitues të tenderit . Ajo tashmë nuk lejon që  tenderin  të fitojnë  ata firma të cilat   nuk mund të paraqesin  dëshmi se  i kanë kryer të gjitha  obligimet  tatimore me shtet.

Edhe pse kjo nuk thuhet për opinion, mjerisht firmat e tilla janë të rralla në Mal të Zi….?!

Tjetër, mund të shtohet se, duke mbrojtur buxhetin e vitit 2017- para vitit të ri , Kryetari i Komunës së Ulqinit- Nazif Cungu, konfirmoi se ka pasur kontakt me ministrin përkatës dhe se ishte hapur përsëri tenderi i radhës dhe pritet që punimet të fillojnë së shpejti.

Me gjithë atë , kjo “ së shpejti..”, nuk duket se është afër. Sepse as  ndërmarrjes komunale të ujësjellësit  nuk i ka arritur  ende  urdhëresë  të largojë  ujësjellësin ekzistues i cili  vjen nga Milla për Ulqin  nëpër terasën e  rrugës së re….?!!!

Nga ana e tjetër , se diçka nuk është në rregull  ka droje    edhe këshilltari i DPS-it,  Boro Bashoviq?!

Ai në një bisedë të lirë na  ceku që mbase fjala është edhe  për ndërrim të drejtimit të rrugës. Për qeveri  do  të kish qenë më mirë që rruga të ndërrojë një çikë drejtim dhe të  shkojë për Ulqin në drejtim të Tivarit,  duke  u lidhur përmes Fushës së Merkotit, te restorani Vidikovac- jo larg Ulqinit?!

Sipas neve , dhe me këtë nënkryetar kuvendi republikan që kemi e me këtë udhëheqësi -sidomos në Anë të Malit , çdo gjë është e mundur…?!!!

Kur bëri  pa super stradë  nëpër Anë të Malit( me plan hapësinor), nuk ka dyshim se bënë edhe pa rrugën  Krythë – Ulqin. Mjafton që mos t’i thërrasin në “ zaslušanje..” dhe i ke gati , po duket për çdo gjë?!

E qeveria mbet të vlerësojë – çka është më e rëndësishme për te?!

Çka humb dhe çka fiton- kreditë nga bankat e ndryshme që aq shumë mungojnë e që nuk fitohen pa gishtat e përfaqësuesve  nacionalë…, apo milionat e vjedhur në Ulqin nga qeverisjet e korruptuara nacionale që nga kriza e refugjatëve e këtej…?!!

Nuk e di , por po më duket se  për politikanët, çështja tashmë  ka filluar e shtrohet : O KUKU O NËNA( BY.. A IME) MË SHUMË  SE  SA , O KUKU O NËNA (BY.. A) JONË…, siç jemi mësuar ….?!!

 VLERAT  PO DUKET KANË NDRYSHUAR….?!!