Skijim në plazhin e madh të Ulqinit

January 13, 2017   | Lajmet / Vijesti

skijim ne plazhin e madhe te ulqinitEdhe komunën e Ulqinit e ka mbuluar bora, e cila tash gjashtë vjet ka munguar. Jo rrallë herë jemi mësuar që Ulqinin ta shohim të ngrirë e të mbulkuar nga bora.

Bota ka gëzuar të mëdhenjë e të vegjël,.

Jo vetëm Ranën apo plazhin e vogël, por edhe Shtojin apo plazhin e madh të Ulqinit e kishte mbuluar bora.

Me të parë se plazhin e madh e kishte mbuluar bora, rreth orës 10.00 të së enjtës organizata joqeveriatre Kultura Fizike kishte organizuar skijim në plazh, ku një makinë tërheq pesë persona me ski disa xhiro mbi rërën e mbuluar nga bora.

Profesori i edukatës së fizikës Rrok Lulgjuraj së bashku edhe me profesorët Kadri e Herodit Sinani e Dritan Rexha dhe vozitsen e makinës Liza Lulgjuraj, Anton e Rita Lulgjuraj, kanë realizuar edhe skijimin siç edhe shihet në pamje.

Anton Lulgjuraj, tregon për “Toskanapress.info” se ideja skijimit në plazhin e madh të Ulqinit, ishte nga babit i tij Rroku, i cili e ka pa si student kur ka qenë në Slloveni.

Pamjet tregojnë mësë miri për gëzimin ë ka sjell bora në bregdetin e Ulqinit./Besim Toska

Toskanapress.info