Qytetarët e Malit të Zi e duan integrimin në BE

January 18, 2017   | Rajoni / Region

EU-MONTENEGROMë shumë se dy të tretat e qytetarëve të Malit të Zi do të mbështesnin integrimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian.

Sipas një studimi të publikuar sot në Podgoricë, thuhet se në rast të mbajtjes së një referendumi, dy të tretat e qytetarëve të Malit të Zi do t’i thonë po integrimit në BE.

Aleksandar Andria Pejovic - Aivo Orav

Rritet mbështetja e qytetarëve të Malit të Zi për BE-në

PODGORICË (AA) – Qytetarët e Malit të Zi kanë qëndrim pozitiv për Bashkimin Evropian (BE), meqë bëhet fjalë për madje 61 për qind të qytetarëve dhe ky numër asnjëherë nuk ka qenë më i lartë, tregojnë rezultatet e hulumtimit të agjencisë Defacto, realizuar për nevojat e Delegacionit të BE-së në Podgoricë, raporton Anadolu Agency (AA).

Qëndrim negativ për BE-në kanë 27 përqind e qytetarëve, ndërsa një e treta konsideron se BE do të mbijetojë si bashkësi e shteteve.

Olivera Komar nga agjencia Defacto, duke prezantuar rezultatet e hulumtimit tha se shumica e qytetarëve mbështet procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në BE.

“Hulumtimi i sivjetmë është i pari në të cilin mbi 60 përqind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Duke gjykuar sipas të dhënave të marra, referendumi për hyrjen e Malit të Zi në BE në aspektin ‘e rezultateve’ do të jetë joatraktiv, sepse 75 përqind e tyre që mbështesin anëtarësimin do të votonin – për”, tha Komar.

Hulumtimi tregoi se qëndrim negative për BE-në kanë 27 përqind, ndërsa 12 përqind e qytetarëve nuk kanë qëndrim për këtë çështje. Në çdo sferë të jetës shoqërore qytetarët konsiderojnë se anëtarësimi në BE do të ketë ndikim pozitiv.

Hulumtimi është bërë në periudhën nga 18 nëntori deri më 3 dhjetor të vitit 2016 dhe është zbatuar në ekzemplarë prej 1008 të anketuarve.

Ministri për Çështje Evropiane i Malit të Zi Aleksandar Andria Pejoviç, duke komentuar rezultatet e hulumtimit, tha se Mali i Zi shënon rritje prej katër përqind kur është në pyetje mbështetja ndaj BE-së, në kohën kur ekziston kriza në vendet e BE-së.

Shefi i Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Aivo Orav, theksoi se shumica stabile e qytetarëve të Malit të Zi besojnë se anëtarësimi i vendit në BE do të ishte i dobishëm, veçmas për të rinjtë, fermerët dhe të papunët.

Anadolu Agency