Reportazh nga qyteti i vjetër e Liqeni i Shasit nga Besim Toska

January 30, 2017   | Reportazh / Reportaža

Reportazh nga qyteti i vjetër e Liqeni i Shasit -Besim-ToskaNjë atraksion mahnitës me bukuri të shumta natyrore

Një tjetër atraksion i vërtetë është qyteti i vjetër i Shasit me një histori të lashtë, përkatësisht liqeni i saj, ku ofron një natyrë të pasur e panoram të mrekullueshme, e rrethuar nga lëndina e male të gjelbëra në mes saj gjindet kaltërisa e Liqenit të Shasit.

Rrethë dhjetë kilometra nga kufiri Shqipëri (Muriqan)-Mali Zi (Sukobin) të rrugës që të shpije në Ulqin duhet kaluar për të shkuar e përjetuar bukuritë që ofron Shasi.

Qindra mijra turistë nga Kosova kalojnë aty pari, por shumë nga ata nuk janë në dijeni se ekziston një qytet i vjetër, e i cili ka një liqe me pamje të jashtzakonshme pitoreske.

Posa merr harkun e rrugës nga fshati Keterkoll, rruga e asfaltuar të shpije tek Shasi, e derisa arrin aty shihen shumë objekte gërmadh të pabanuara apo tetë kisha nga 365 sa ishin në vitin 1610.

Dy nga godinat gërmadh janë më të mëdha katedralja e Kishës së Shën Gjonit,e ndërtuar me stil gotik dhe Kisha e françeskanëve të Shën Mërisë, të lashta rreth 1300 vjet.

Duhet lënë makinën posht për tu ngjitur qindra metra lartë tek kisha nga ku edhe si në shuplakë dore shihet pamja mahnitëse e Liqenit të Shasit dhe fushave e kodrinave për rrethë.

Nuk mund të lëshë pamjen nga lartë për të shkuar e përjetuar nga afër edhe liqenin. Aty afër gjendet një restorant me të njëjtin emër Shasi, i cili ofron pije dhe ushqime të ndryshme për mysafirët.

Aty shfaqet një vend ideal për pushime me një fushë gjelbërimi, ku vizitorët mund të relaksohen me lojra të ndryshme, derisa të tjerët ia mësyejnë nëpërmjet një rruge të vogël nga dheu tek liqeni i rrethuar me mbjellje të ndryshme natyrore.

Në këtë vend ideal për pushime, ka munges akomodimi edhe pse mbi kodër ekziston një hotel i lënë pas dore dhe jashtë funksionit. Po të kishte edhe objekte akomodimi, besohet se do të kishte edhe turistë të shumtë dhe në anën tjetër banorët e pakët të asaj ane do të kishin një mundësi të mirë punësimi e zhvillmi.

Gjatë vizitës që i bëmë qytetit dhe Liqenit të Shasit, takuam edhe vizitorë nga Çekia, Hungaria e Polonia, të cilët janë të mahnitur me atraksionet që ofron Shasi.

Vizitorët e shumica nga të cilët janë të huaj bëjnë fotografi e incizime të shumta thujase nga të gjitha pjesët më të bukura të Shasit

Nga ana tjetër këto ditë ka nisë pastrimi i rrugës nga mbeturinat nga Katerkolla deri tek Shasi, nga ndërmarrja Veprimtaritë komunale e Ulqinit, ndërmarrja Qendra për kulturë, Bashkësia Lokale e Katerkolles dhe shoqata Ora. Rëndësia e këtij aksioni të pastrimit drejt qytetit të vjetër të Shasit ështe madhe dhe u realizua me qëllim të patsrimit, mirëmbajtjes dhe ruajtjes së monumenteve kulturor për një afirmim të sezonit turistik që vizitorët të vizitojnë këtë pjesë atraktive.

Reportazh nga qyteti i vjetër e Liqeni i Shasit -Besim-Toska-01

Gazmend Kovaçi, udhëheqës i Muzeut dhe Galerisë së Arteve në Ulqin, tregon për “Toskanapress.info” disa prej veqorive të Shasit për të cilat ia vlen të vizitohet prej turistëve.

Sipas tij është: natyra me vegjetacion të pasur, liqeni me panoramën e bukur, qyteti i vjetër me histori të lashtë nga epokat parahistorike dhe qytet nga periudha ilire. Legjendat thojnë se kishte 365 objekteve fetare dhe pasuri të mëdha, restorani me ambient plotësisht të gjelbëruar.

Nuk është e lehtë të lëshë atë vend të mrekullueshëm, e derisa largohesh nga aty ndër mend të dalin pamjet e bukura të përjetuara dhe të gjithë ata që vizitojnë njëherë do të bëhen vizitorë tradicional.

Historia e Qyteti mesjetar i Shasit.

Shasi gjendet në pjesën verilindore të Ulqinit në një lëndinë mbi Liqenin e Shasit ndodhet. Tani është gërmadhë e pabanuar me njerëz. Si i tillë konsiderohet ndër qytetet më atraktive “të vdekura” në bregdetin Adriatik.

Sipas pozitës së kësaj kështjelle e cila ishte në afërsi të Liqenit të Shasit në fushën pjellore dhe në rrugën romake Olcinium-Scutarum, me sa duket ka qenë vërtetuar sikur gërmadhë që në kohën e ilirëve. Jo larg qytetit, në fshatin Shas është gjetur amfora antike ovoide e cila ka shërbyer për varrosje, e pak më larg në lokalitetin Gjeret, tek Liqeni i Zogajve edhe gjurmët e vendbanimit primitiv të ilirëve, çka dëshmon se kjo trevë ka qenë e banuar që në periudhat e hershme historike.

Shasi për herë të parë në dokumente të shkruara përmendet në shekullin IX si qytet peshkopal (Svacia Civitas). Rreth vitit 1183 e pushtoi Stefan Nemanja dhe bashkë me qytetet tjera ia bashkangjiti Rashkës. Mongolët e shkatërruan tërësisht në vitin 1242, ndërsa e rindërtoi mbretëresha Helena Anzhuine. Plotësisht u shkretua kur u pushtua nga osmanët në vitin 1571. Sipas Marin Bicit, në vitin 1610 Shasi ka pasur 365 kisha, që përkon me numrin e ditëve të një viti, por sot në këto rrënoja mund të dallohen vetëm tetë kishë nga të cilat dy janë më të mëdhaja: katedralja e Kishës së Shën Gjonit, e ndërtuar me stil gotik dhe Kisha e françeskanëve të Shën Mërisë, të lashta rreth 1300 vjet. Të gjitha kishat në Shas kanë qenë të zbukuruara me dekorime arkitektonike dhe freska, e në disa edhe tani dallohen gjurmët e ngjyrave në mure. Pjesët e mbetura të fortesës gjenden në shkrepa mbi Liqenin e Shasit, kurse paralagjja në vazhdim kah perëndimi. Hyrjen në qytet me sipërfaqe prej 15 hektarë e kanë bërë të mundshëm dy porta.

Hulumtimet e para arkeologjike të qytetit të Shasit janë bërë në tetor e nëntor të vitit 1985. Me këtë rast u gjetën rreth pesëdhjetë monedha metalike, nga të cilat një e arit, tri të argjendta, kurse të tjerat janë të bronzta. Tri paratë më të vjetra janë nga periudha bizantine nga fundi i shek. XII deri në mesin e shek. XIII.

Liqeni i Shasit ndodhet në Fushën e Ulqinit, një luginë e cekët mes dy maleve të ulëta: Malin e Brisë në jugperëndim dhe Malin e Shasit në veri. Lartësia mbidetare e liqenit është 1 metër, ndërsa është kriptodepresioni i dytë në Mal të Zi, pas Liqenit të Shkodrës. Thellësia maksimale arrinë deri në 8 metra.

Liqeni shtrihet nga juglindja në veriperëndim dhe për shkak të bilancit të pabarabartë të ujit, duke e bërë atë shumë të ngjashëm me Liqenin e Shkodrës, ka dimension të ndryshueshëm. Gjatë verës gjatësia e liqenit është 3,2 km, gjërsia është 1,5 km dhe gjatësia e vijës liqenore është 8,6 km. Thellësia e pjesës qendrore të liqenit është 6,5 m, ndërsa pranë bregut jugor, tek vendi i quajtur Syri i Begut është 8 m. Në Syrin e Begut është burimi nënujor i cili këtë liqe verës e furnizon me ujë të kripur dhe të ftohtë.

Sipërfaqja e liqenit gjatë verës është 3,6 km2, (364 hektarë) ndërsa gjatë pranverës rreth 5,3 km2. Sasia e ujit në liqen varion nga 15 deri në 17 milionë m3 dhe ndryshon si rrjedhoj e ndryshimeve në nivelin e ujit. Ndryshimet më të mëdha të vijës liqenore gjatë përmbytjeve vijnë në pjesën veriperëndimore, ku vjen deri tek përmbytja e Fushës së Brisë.

Liqeni i Shasit dhe Lumi Buna kanë lidhje specifike hidrografike, ku kur nivelit i ujit i Bunës është i lartë uji i lumit futet në liqe dhe anasjelltas, kur niveli i ujit i Bunës ulet, uj nga liqeni derdhet në lumin Buna. Kanali mes Bunës dhe Liqenit të Shasit (Kanali I Shëngjerqjit) është dykahësh. Kahu i lëvizjes së ujit varet nga ndryshimet e nivelit të ujit.

Liqeni i Shasit furnizohet me ujë nga Përroi i Megjureçit, Syri i Begut, derdhjen e Bunës dhe reshjet, sasia mestare vjetore e të cilave arrinë deri në 1300 mm. Uji i liqenit humbet me derdhjen në Bunë dhe avullim. Niveli më i lartë mesatar mujor i ujit është në shkurt, ndërsa më i ulët në gusht.

Toskanapress.info