Dhjetë mijë euro investime të reja në Shkollën e Mesme “ Vëllazërim-Bashkim të Ulqinit

February 2, 2017   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Gjimnazi-Bashkim-Vellazerim-UlqinVazhdojn donacionet për shkollat publike në Ulqin nga biznesmenët ulqinakë Ilmi Kurti dhe Bajram Maxharri

Biznesmenët ulqinakë Ilmi Kurti dhe Bajram Maxharri  vazhdojnë të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës në Institucionin Publik, Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim  në Ulqin. Falë donacioneve të tyre në shumë prej 9.000 dollarësh amerikanë (Kurti 7.000 $ e Maxharri 2.000 $) dhe 1.500 euro investime nga mjetet buxhetore të shkollës,   gjatë pushimeve dimërore, u bë rikonstruksioni i disa hapësirave të brendshme  shkollore, të cilat dukshëm  do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve mësimore në këtë vatër të arsimit dhe edukimit të brezit të ri.

Dhuratë e çmuar e Ilmi Kurtit per shkollen Vllazerim-Bashkim-Ulqin Foto nga Arkiva

Profesori i kësaj shkollë dhe  koordinatori i këtyre investimeve Basri Molla,duke shprehur kënaqësinë dhe mirënjohjen  për investitorët tha se falë këmbënguljes, bashkëpunimit dhe vullnetit të tyre si dhe partneriteit publik-privat, u bë i mundur realizimi i investimeve të reja në këtë shkollë , duke u krijuar në këtë mënyrë   nxënësve të rinj një ambient normal për zvillimin e aftësive të tyre mësimore.

Molla shtoi se edhe  shkolla ecën përpara vetëm me një gjë: vetëm me punë konkrete dhe me angazhim tek ajo që  kemi pasion. Sipas Mollës përkrahjet e këtilla financiare nga dashamirët e arsimit përbën infuzion të pazëvendësueshëm për përmirësimin e kushteve  për nxënësit e kësaj shkollë sikurse edhe për rritjen e cilësisë së arsimit. (Gj.Gjonaj)