Nika: Artklubi deklaron: Të paditet pushteti vendor për diskriminim nacional të shqiptarëve

February 8, 2017   | Lajmet / Vijesti, Opinione

 Shkruan Muhamet Nika

Shoqata e intelektualëve dhe artistëve shqiptarë  në Ulqin në kuvendin e saj të punës për vitin   2017 përkrahu  mendimin e iniciuar nga disa  krijues që të paditet pushteti vendor  për diskriminim gjuhësor të shqipes në komunikim , të cilën  , siç u tha, e ka nxjerrë  nga përditshmëria e  përdorimit në administratë edhe pse me kushtetutë, ligj dhe statut gjuhet janë të barabarta.

Shtojmë se ankesat në këtë adresë janë të shumta, por mos pyesni  se  ku janë këtu “ Shqiptarët e vendosur” ose “ Shqiptarët me një qëllim” që e praktikojnë  këtë – krejt ashtu pa të keq?!!

A thua se  mos presin që dikush TË KUJTOHET  e  t’i padisë në Strazbur ?!  Se  në Podgoricë u pa puna…?!!

 

Ndërsa për ilustrim të gjithë kësaj  cekim se edhe  këshilltari Hajrudin Kovaçi në mbledhjen paraprake të kuvendit  ishte ankuar  për këtë me fjalët që  “ përveç  rendit të ditës  të cilin  e kam fituar në gjuhën amtare…,  po më shtini që të lexoj 350 f. serbisht..”. Por si duket edhe kjo nuk  i piu ujë sepse u vërtetuam që në mbledhjen e fundit  të kuvendit edhe vetë  rend i ditës iu nda në gjuhën malazeze..?!!

Bez-barijera-Ulcinj

Shembull nga ftesa e takimit të djeshëm të biznesit ulqinak me përfaqësuesit e huaj dhe qeverinë, me moton: Diskutime pa barrierë , që të ec puna…?!! Shkruar vetëm në një gjuhë( kjo s’duket se është barrierë…)?!
Në se kërkon që të tjerët të respektojnë, mësohu që fillimisht të respektosh veten?!!!

statuti i komunes-ulqinit

Po duket statuti i fundit i botuar në gjuhën shqipe edhe pse pati disa herë ndryshime dhe plotësime mbetet ai i kohës sime si kryetar kuvendi – viti 2007…?!
Vazhdon :
A është simbolikë shqiptare kjo në fotografinë e statutit aktual ?!