Parlamentarët nga Shqipëria sot në Mal të Zi

February 8, 2017   | Rajoni / Region

Parlamentarët nga Shqipëria sot në Mal të Zi-Delegacioni i Këshillit për politikë të jashtme i Parlamentit të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetarja Arta Dade sot qëndroi për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Fillimisht delegacioni i Shqipërisë u takua me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq me të cilin biseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërshtetërore dhe marrëdhëniet parlamentare mes dy vendeve. Gjatë takimit u vlerësuan pozitive takimet e deritashme dhe shkëmbimi i përvojave i këshillave respektabile të dy parlamenteve në fushën e integrimeve evropiane.

Parlamentarët nga Shqipëria sot në Mal të Zi-2

Delegacioni shqiptar u takua edhe me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Genc Nimanbegu, me të cilin përveç temës së marrëdhënieve ndërshtetërore u fol edhe për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi dhe mbështetjen që Shqipëria po jep në këtë aspekt. Delegacionin shqiptar e priti edhe kryetari i Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët të Parlamentit të Malit të Zi  Andria Nikoliq. Siç paralajmërohet, delegacioni shqiptar do të vizitojë edhe Komunën e Ulqinit.

TVCG

Parlamentarët nga Shqipëria sot në Mal të Zi-1