Sot ditë pranvere në Ulqin, temperatura të larta 15°C – Video

February 11, 2017   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Sot ditë pranvere në Ulqin, temperatura të larta 15°CSot pas dite në Ranë. Në përgjithësi sot ka qenë një ditë e bukur me diell. Rana, shetitorja  jonë e bukur është magjepse dhe tërheqëse për shumë të rinjë, sidomos pas një kohe të ftoftë i cila ende sundon tek ne, temperatura  arriti deri në 15 gradë Celsius.

Sot në Ulqin moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët me drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.
Veçanërisht ngrohtë pritet të martën dhe të mërkurën dhe të enjten ku temperatura do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Në rrugët dhe sheshet e Ulqinit shihen shumë njerëz duke shëtitur dhe duke u kënaq me diellin nëpër tarraca të kafeneve të ndryshme, transmeton Hotel Cruiser Ulcinj ne faqen e tijë të Facebookut.

Duket se moti i mirë ka ndikuar edhe në disponimin e qytetarëve të cilët shihen të buzëqeshur.