Mali i Zi e Kosova, të përkushtuara për investime të përbashkëta

February 16, 2017   | Rajoni / Region

Bajram Gecaj-Ferhat DinoshaZëvendësministri Bajram Gecaj priti në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë z. Ferhat Dinosha

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, priti sot në takim e Ambasadorin e Malit të Zi, në Kosovë z.Ferhat Dinosha me të cilin biseduan për bashkëpunimin shtetëror mes dyja vendeve.

Gjatë takimit, Zëvendësministri Gecaj e njoftoi Ambasadorin Dinosha me përgjegjësitë dhe objektivat strategjike të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe veprimet  që janë ndërmarrë në avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Zëvendësministri Gecaj dhe Ambasadori Dinosha, me theks të veçantë diskutuan për marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në veçanti për bashkëpunimin e ndërsjellë të të dyja vendeve në realizimin e aspiratave  përbashkëta  për integrim në Bashkimin Evropian.

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha tha se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke investuar bashkërisht në çështje me interes të përbashkët që lidhin Republikën e Kosovës dhe Malit të Zi.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Loka