VAO – Britanikët: Rusia organizoi komplotin e vitit të kaluar në Malin e Zi -Video
February 19, 2017 | Ngjarjet - Events
Zyrarët britanikë besojnë se autoritetet ruse ishin organizatorët e një komploti në tetor të vitit të kaluar për të vrarë kryeministrin pro-perëndimor të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, siç njofton gazeta Telegraph e cila citon burime të qeverisë britanike. Një prokuror i posaçëm në Mal të Zi tha në nëntor se një grup “nacionalistësh rusë” kishte planifikuar vrasjen e kryeministrit Gjukanoviç, për të sjellë në pushtet një parti opozitare, gjë që Moska e ka mohuar. Ndërkohë, grupi i shtetasve serbë, që u arrestua nën dyshimet për përgatitje të sulmeve terroriste ka nënshkruar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj njofton:
VAO
VIDEO: