Nika: Në Ulqin si në Qafiristan – flitet nashki dhe burrashki …?!!

February 24, 2017   | Opinione

Shkruan Muhamet Nika

 

Nuk e di  , por këta që udhëtojnë shpesh për  tregti  në Kinë , mbase  kanë  dëgjuar  se atje  poshtë  Himalajeve , në një  rrafshnaltë  në mbi 2500 metra lartësi  e cila  quhet  Hunzë, jeton një popullsi  rreth 50 mijë veta  të cilët veten e quajnë  shqip hunëzakë . Por edhe   nga ngjyra shihet  se janë melezë-   euro  aziatikë.

Këta për vete kanë një legjendë  në të cilën  besojnë që janë nga soji i ushtrisë  pushtuese të Aleksandrit të Madh  të Maqedonisë  e të cilët pikërisht në këtë vend  u ndanë  me forcë prej tij duke i thënë se nuk ka më kuptim të pushtojnë vende tjera ngase edhe kështu kanë ikur tepër larg nga Iliria….?!

Këto gjuhën e vet e quajnë BURRASHKI ( gjuhë burrash)

Duke  mos pasur femra ilire për rreth , pas stacionimit, kuptohet  këtyre si ushtarë të perandorit , iu imponua të martohen me femra vendase. E të cilave  në familje iu imponuan   përdorimin vetëm të   shqipes   si dhe zakonet familjare të vendit nga vinin.

Andaj nga kjo me sa duket   femrat vendase   gjuhën e burrave  të tyre e quajtën – burrashki. Këtë e deklaronin  kryesisht  në “gjeni “kur  flisnin me fëmijët e vet para prindërve.

Po duket se disi ngjashëm , ka ndodhur puna edhe me tanët në  Ulqin, kur  ngjau të na imponohen martesat me  serbisht- folëse .

Dallimi i vetëm  në këtë  mes , ishte  që  tanët në  familje filluan të flasin  një  sërbishte të çalë që reflektonte  keq edhe  te fëmijët  e tyre   gjatë komunikimit  me dajat .?! Ndërsa nënat e fëmijëve për të shuar habinë e  dajave  kur i pyesnin  – Çfarë gjuhe ishte kjo ?! Kuptohet se nuk thanë   Burrashki –sië thonin hundaket, sepse nuk kishin arsye  , por thanë NASHKI- ose  ARBANASHKI ( kupto : është  gjuha  jonë – shqipe  malazezçe)?!

Cilat janë ngjashmëritë e këtyre dy  dialekteve shqipe sot?!

Edhe njëra edhe  tjetra ,  nuk shkruhen në administratën vendase   dhe  fliten vetëm  në shtëpi…?!

Shikuar në Ulqin  sot për momentin,  përdorimi i shqipes së shkruar  në administratë  ka humbur  fare..?!

Shkruajmë  vetëm  nashke…, e  ndërsa  vetëm BURRAT (këshilltarët)  në kuvend   kah një herë  flasin BURRASHKI? E sidomos kur ndiejnë nevojën të shahen shqip…!

Me sa duket në  këtë punë ka vetëm edhe  një dallim të vockël sepse hundëzakët , të parin e komunës në dialektin e vet – RAXHAIN, nuk e quajnë kryetar si ne  , por   I MIRI, në dialektin burrashki ?!

Ndërsa  këtu  në Ulqin,  ai “  nashki- bashki” , bënë të quhet  edhe ndryshe…?!

Besimi-   tradita dhe jetesa e hunëzakëve..?!

Hunë zakët  , nuk e njohin mishin e bagëtive, përveç ndonjë dhie të egër, janë vegjetarianë , nuk pinë raki , por verë me ujë – si Aleksandri..,  nuk e njohin- divorcin ( ndarjen e grave )dhe jetojnë nga 120 deri në 140 vjet , besimi i tyre ka mbet ai  ilir.  Mbase    pikërisht , mu për këtë ,  popullsitë myslimane të rrafshnaltës Hunzën e    quajnë  QAFIRISTAN-shteti i të pa feve?!

Qafiristani me këtë emër  njihej deri në fillim të shekullit  XX  me  ç rast  u konvertuan në Islam . Në këtë kohë  myslimanët shumicë   iu mbaruan edhe një Xhami ( në të cilën kurrë s u falen ) ndërsa  pas kësaj   edhe emrin  iu ndërruan nga QAFIRISTAN  në NURISTAN- Shteti i Dritës…?!

Mësohet se deri më tash , nuk i ka vizituar askush  nga partitë apo shtetet shqiptare , për veç  atij të Maqedonisë   të cilët edhe shfrytëzuan rastin që  Raxhait – të tyre  pasi e ftuan si mysafirë  i  thanë se  ishte  Maqedonas. ..?!

E sikur këta tanët që i rrahin ata rrugë  të shkojnë e” t’iu shtijnë në vesh”, së pari vetes dhe atyre  se kush janë e nga  vijnë  ose të  thërrasin  Raxhain e tyre  (të mirin )     të na vizitojë…?!!

Kalendari-

Shih Kalendarin që fituan dhuratë nga kryetari – për vit të ri, burrat e kuvendit“ Qafir(Ulqin)istanit”- vetëm serbisht dhe reprezentacioni i kombëtares malazeze…?!

Sikur të ishin qeveri e Malit të Zi . Si duket jemi në rrugë të mirë për tu bërë edhe na Nuristan?”