Abazoviq: PDS duhet me opozitën të fillojë dialogun për përgatitjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare

February 28, 2017   | Politika

Dritan-AbazovicPartia Demokratike e Socialistëve duhet që me opozitën të fillojë dialogun në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, deklaroi deputeti i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq.

Ai duke komentuar deklaratën e drejtorit politik të PDS-së Tarzan Millosheviq, se Partia Demokratike e Socialistëve është e gatshme për bisedime me opozitën, tha se dialogu duhet të fillohet në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Në këtë mënyrë do të shmangim  të gjitha dilemat të cilat kanë qenë në vitin 2016, deklaroi Abazoviq për Pobjedën.

Sipas fjalëve të tij, pjesa e pakos që ka të bëjë me përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare, duhet të jenë edhe zgjedhjet në Nikshiq, sepse siç tha ai, ato në mënyrën se si janë paramenduar ia hupin kuptimin procesit zgjedhor. Abazoviq ka përkujtuar se qëndrimi i mëparshëm i harmonizuar i opozitës është që zgjedhje e jashtëzakonshme të shpallen njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale në vitin 2018.

Në qoftë se PDS-ja nuk është e gatshme të shkojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, atëherë nuk ka kurrfarë baze për hapjen e çfarëdo dialogu, deklaroi Abazoviq.

RTCG