Nika: Edhe propozuesi – këshilltari Millan Roloviq ishte kundër që presidenti amerikan – Trump ,të shpallej qytetarë nderi i ulqinit?!

March 3, 2017   | Opinione

roloviq-trumpEDHE  VETË  PROPOZUESI – KËSHILLTARI , MILLAN  ROLOVIQ  ISHTE  KUNDËR  QË  PRESIDENTI AMERIKAN -TRUMP ,TË SHPALLEJ  QYTETARË NDERI I ULQINIT?!

Shkruan Muhamet Nika

U pa se  edhe sot në ditën e dytë të punës ,  Kuvendi i  Ulqinit  punoi me tensione duke   ndërprerë   punimet  e veta me pauza të shpeshta . Kjo si rezultat  i  këshilltarit Millan Rolloviq  ,  propozuesit të    nisiativës  që kuvendi   të shpallë  Presidentin Trump  qytetarë nderi .

Ai xhindosej kur     i habitur   mësoi që   sipas procesverbalit  as ai vet   nuk kishte votuar  pro   vendimit si propozues.

Nisiativa mbante  nënshkrimet  e 250 qytetarëve që u protokolluan nga vetë ai ?!

Vendimi ish refuzuar  nga komisioni përkatës  dhe më pas  kuvendi,  me arsyetim  që  mungonte     një vendim paraprak  i kritereve  për shpalljen  e tij si  qytetar nderi  ….?!

U konstatua  se në  proces verbal figuronte  që në mbledhje  të gjithë këshilltarët  kishin votuar kundra dhe 6 të përmbajtur,  e  as kush pro- pra as vetë Roloviq?!

Ai në paraqitjen e parë  sikur fajin u mundua t’ia hedhë  me qëllim përkthyesit  që gabimisht ishte shprehur  shqip  se  çka votohej -(duke  e  hutuar , gati me qëllim)?!

Me gjithë atë  kur e udhëzuam dhe i sugjeruam   që përse, për gjithë këtë nuk insiston  që ti jepet materiali filmik i incizuar  nga TV-Teuta, ai i “zënë ngusht ..”ceku  se jo –   kjo nuk bënë  gase incizimi i saj është si është…?!

Në fakt ai mbase  i iku kësaj çështjeje me qëllim ,  sepse    Milan Roloviq , për  momentin   kish braktisur sallën…, punë të cilin e shfrytëzoi  me  mjeshtri  kryetari  Nrekiq për votim  dhe kur Milan hyri në sallë këshilltarët  veç  kishin votuar  pjesën e parë  të pyetjes – Kush është  pro- pa Rolloviqin …?!

Dhe ai thjeshtë vetëm se bëri kuorum  e  kjo ia “dallashonte “ punën me qytetarët  që nënshkruan nismën dhe i ka votues  potencial…?!