Gecaj u prit në takim me ministrin Zenka

March 22, 2017   | Shtypi / Mediji

Mehmet-Zenka_Bajram GecajZëvendësministri Bajram Gecaj u takua me Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, z. Mehmed Zenka

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, Zëvendësministri Gecaj u prit në takim  edhe nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, z. Mehmet Zenka, dhe këshilltari i tij z. Fikret Dinosha.

Në takimin e përbashkët të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe shkëmbimet e përvojave më të mira në fushën e drejtave të njeriut dhe pakicave.

Vizita e Zëvendësministrit Gecaj në Malin e Zi u realizua në kuadër të organizmit të ceremonisë së Thirrjes për Projekt-Propozime dhe Sesionit Informues në kuadër të Programit të BNK-së, Mali i Zi – Kosovë, IPA II 2014-2020.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal