U mbajtë orë përkujtimore me rastin e vdekjes së profesoreshës Diana Rexhës

March 25, 2017   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

U mbajtë orë përkujtimore Diana Rexha-Ulqin25.03.2017
IN MEMORIAM :
Sot në Sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi sot orën përkujtimore me rastin e vdekjes së profesoreshës dhe përkthyesës mirëfilltë Diana REXHA. Një kohë të gjatë kemi dhenë mësim në gjimnazin e Ulqinit, prandaj mund të them se kam pas nder ta njoh. Diana ka qenë një ëngjëll në formë të njeriut. Asnjëherë nuk e kam vërejtur se ajo ndonjëherë e ka ngritur zërin as te nxënësit ose te kolegë.

Orë përkujtimore për Diana Rexhën
Diana ka qenë njohëse e mirë e gjuhës angleze, pedagoge e aft dhe përkthyese e mirë, modeste, e qetë, një zonjë në kuptim të plotë të fjalës, gjithmonë e qeshur. Në sallë të mbushur plotë me kolegë, në praninë e anëtarëve të familjes si edhe intelektualëve të profileve të ndryshme, për jetën e Dianës foli profesoresha zonja Nepe Peraj. Më duket se pas fjalës e saj, e cila më një pikllim të thellë foli për jetën e shkurt të Dianës, çdo fjalë tjetër është e tepërt. Diana ndërroi jetë, por ajo do të mbetet përgjithmonë në kujtimet tona, në veçanti te të afërmit e saj.
Dasht Zoti, inshalla spirti i saj gjen prehje në Xhehnet.

Ismet Karamanaga Facebook

U mbajtë orë përkujtimore Diana Rexha-Ulqin-1

Hava PEREZIQI dhe Nepe PERAJ, dje pranë Sallës së madhe të Kuvendit të Komunës. Ulqinakët ndërmjet të tjerash, e kanë pasur gjithmonë një shprehje të “fort” kur është dashur mu veçu ndonjë karakteristikë e veçantë e posaçme ke ndonjë personalitet. Për gra të cilat kanë pasur një autoritet të madh në shoqëri, gjithmonë e kanë pas shprehjen “zonjë e rëndë”. Zonja Hava dhe zonja Nepe pa dyshim e kanë merituar dhe e meritojnë këtë epitet.

Hava PEREZIQI dhe Nepe PERAJ -para salles te kuvendit komunal

Ora përkujtimore për Diana Rexhën nga TV Teuta

Shoqata e Artisteve dhe Intelektualeve “Art Club” ne sallen e kuvendit te Komunes se Ulqinit organizoi orë perkujtimore me rastin e vdekjes se profesoreshes se gjuhes angleze dhe perkthyeses Diana Rexha.

Ne kujtim te njeriut te dashur dhe te vecante , sic ishte edhe profesoreshe Diana, ishin prezent nje numer i madh i figurave intelektuale te vendit, familjare, miq e kolege te se ndjeres. Me lot nder sy Dianen e kujtuan te gjithe, sidomos nëpërmjet fjaleve prekese te cilat i foli profesoresha e nderuar e gjuhes dhe leterise shqipe, Nepe Peraj, e cila foli mbi jeten dhe veprimtarine e te ndjeres. Blond Rexha , djali i Dianes ne mes dhimbjes u shpreh mirenjoehes ndaj te gjithe te pranishmeve, duke thene se mbeshtetja e te gjithe familjareve, miqeve e kolegeve, eshte ajo qe po u jep force ne keto momente te veshtira. Diana Rexha u nda nga jeta ne moshen 51 vjecare, duke lene pas dashurine dhe rrespketin qe e posedonte ndaj te gjitheve.

ismet-KALABA-NEPE PERAJ