Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare për herë të parë ne Ulqin

March 27, 2017   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare ne UlqinSiç shkruan kryetari i Ulqinit z.Nazif Cungu në rrjetin social Facebook, janë takuar sot në Ulqin me drejtorin për investime kapitale në ministrin e diasporës Dr. Naim Dedushaj, ideatori dhe themeluesi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë.

Me drejtorin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës, Z. Naim Dedushaj, patëm një takim shumë të frytshëm ku morën pjesë edhe afaristë të Ulqin Bisnes Asociacionit (UBA) dhe Klubit të Biznesit Ana e Malit (BKA). Rrjeti i Bizneseve te Diasporës është një organizatë që synon fuqizimin e faktorit ekonomik shqiptar në nivel global dhe është i shtrirë në 25 vende të botës. Me hollësi folëm për projektin ALBEXPO që ka ka për qëllim stimulimin e eksportit të produkteve nga gjitha viset shqiptare përfshi këtu edhe trojet në Mal të Zi.

Në kuadër të këtij projekti, takimi i parë ka për t’u mbajtur në Prishtinë në datën 20 prill dhe së bashku u dakorduam që të nxisim sa më shumë biznese shqiptare të Malit të Zi që të marrin pjesë, thuhet në faqen e Facebookut të kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu.

Duhet cekur që ‘Rrjeti i bizneseve të diasporës shqiptare’ është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse që kryen veprimtari në interes të të gjitha rrjeteve të saj anëtare të regjistruara në vendet ku veprojnë. Ky rrjet, qëllimi i të cilit është mjaft i duhur për bizneset shqiptare në diasporë për dikë ndoshta edhe është i panjohur. Themeluesi apo ai i cili kishte dhënë idenë për themelimin e këtij rrjeti, Naim Dedushaj.