Elezaga: A do te kete rrena dhe premtime boshe, Jadrani, Galebi, Rruga Ulqin-Krythë për “Ditën e Ulqinit”

March 30, 2017   | Shtypi / Mediji

Skender-Elezagic-SDP-UlcinjNë prag të Ditës së Komunës pushteti i Ulqinit ka pak arsye të lavdërohet, pohojnë në opozitën e Ulqinit, raporton portali Ul.info.

Sipas fjalëve të kryetarit të PSD-së Skender Elezaga, pushteti lokal do të mbahet në mend si qeverisje me ma shumë premtime të dhëna dhe më pak të mbajtura. “Ky është pushteti me efikasitetin më të vogël dhe me më së shumti konflikte dhe sabotime”, tha ai për “Vijesti”.

Elezaga është i bindur se të shtunën do të ketë premtime të reja – datë të re për fillimin e ndërtimit të hotelit “Jadran” dhe “Galeb”, paralajmërimi i tenderit të ri për rrugën Ulqin – Krythë, paralajmërimet që vitin e ardhshëm do të shpallim për qytetarë nderi Shtajnaker dhe Nishanin…

Këshilltari i Frontit demokratik Dr. Millan Rolloviq ka thënë se “qytetarët e Ulqinit mbas edhe një viti të shkuar huq janë apatik dhe të dëshpëruar”. “Sepse ato, në vend të realizimit të premtimeve kanë fituar rritjen e taksës së banimit, tatimit në patundshmëri, ujin më të shtrenjtë dhe mbeturinat komunale”, shtoi ai.