Reagim i Partisë Demokratike ndaj shpifjeve të portalit partiak Lajm.me

March 30, 2017   | Reportazh / Reportaža

Reagim i Partisë Demokratike UlqinNë redaksinë e Portalit tonë mbërriti kumtesa për opinion e Shërbimit për informim të Partisë demokratike të cilën e transmetojmë në tërësi, raporton portali Ul.info.

Portali Lajm.me i njohur për anshmërinë e tij politike vazhdon fushatën e shpifjeve dhe trillimeve kundër Partisë Demokratike. 

Lajmi i fundit për ndryshimet në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në prag të Kuvendit të Dytë Zgjedhor është përpjekje e manipulimit të opinionit publik, të vetmen gjë që din të bëjë mirë ky portal. 

Si duket puna serioze në përgatitjen e Kuvendit të Dytë të Partisë Demokratike që kanë si rezultat mbështetjen më të madhe të këtij subjekti i shqetëson tutorët e portalit lajm.me të cilët tentojnë që me lajme të pavërteta të manipulojnë opinionin publik për ndryshime në Partinë Demokratike,ato emra dhe ato ndryshime nuk jan tem ne partin ton.

Njoftojmë opinionin publik se përgatitjet për organizimin e Kuvendi të dytë të Partisë Demokratike po bëhen në bashkëveprim dhe koordinim me të gjitha strukturat dhe aktivistët partiak dhe ku do të marrin pjesë mbi 200 delegatë. Prandaj lajme të tilla nuk e zbehin suksesin e Kuvendit që do të vendosë për ndryshimet në strukturat udhëheqëse të Partisë Demokratike. 

 Shërbimi për informim i PD