Per ditën e komunes Nishani dhe Vujanoviq viziton Ulqinin – Video

April 1, 2017   | Lajmet / Vijesti

Me rastin e  ditës së Ulqinit, kryetari i Ulqinit Nazif Cungu priti në vizitë presidentët e Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjegjësisht Bujar Nishani dhe Filip Vujanoviq.

Me kremtimin e Ditës së Komunës së Ulqinit, përveç zyrtarëve lokal dhe shtetëror morën pjesë edhe presidentët e Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjegjësisht Bujar Nishani dhe Filip Vujanoviq, përfaqsues nga Kosova dhe Maqedonia, si dhe kori diplomatik. Pas një takimi gjysëm ore në ambientet e Komunës, ceremonia vazhdoi në Qendrën për Kulturë, ku u mbajt seanca solemne  e Kuvendit Komunal, raporton portali TV Teuta.

Per diten e komunes se Ulqinit-Nishani-Vujanovic-CunguFjalët përshëndetëse me këtë rast u mbajtën nga kryetari i Kuvendit Komunal Loro Nrekiq dhe kryetari i Komunës Nazif Cungu, të cilët përveç urimeve , njoftuan edhe për planet e ndryshme në lidhje me zhvillimin ekonomik të Ulqinit. Më pas të pranishmit patën mundësinë të kënaqën me një program muzikor nga artistët e qytetit por edhe të ftuar nga vendet tjera.

Pas përfundimit të seancës solemne të Kuvendit, presidenti i Mali të Zi Filip Vujanoviq dhe ai i Shqipërisë Bujar Nishani, para mediave shprehën kënqaësinë e tyre që sot ndodhen në Ulqin në këtë ditë të shënuar dhe iu uruan qytetarëve të Ulqinit sa më shumë përparim dhe zhvillim në periudhën e ardhshme.

Per diten e komunes se Ulqinit-Nishani-Vujanovic-Cungu-1

Vujanoviq shprehu besimin se pushteti lokal në bashkëpunim me Qeverinë dhe të gjithë ato që janë të përkushtuar në zhvillmin e Ulqinit, do të valorizojnë siç duhet potencialet e mëdhaja që ka Ulqini. President Nishani falenderoi autoritetet lokale që i kanë dhënë mundësinë që të jetë sot i pranishëm në Ulqin, duke e quajtur atë jo vetëm nderë por edhe privilegj.

Nishani shprehu edhe falenderimet e tij për gjithë popullin shqiptar në Mal të Zi , që vazhdojnë përpjekjet e jashtzakonshme në ruajtjen e indentitetit kombëtar, transmeton portali TV Teuta.

Dita e Komunës së Ulqinit: Presidenti Nishani dekoron me mirënjohjen ,, Nderi i Kombit” dy personalitet e fushës së shkencës, kulturës Dr. Simë Dobreci dhe Dr. Ruzhdi Ushaku!