Vizita e Edi Ramës në Ulqin dhe takimi me Nazif Cungun

April 3, 2017   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Vizita e Edi Ramës në Ulqin me faktoret politikë shqiptare të Mali të ZiVizita e delegacionit shqiptar në krye me kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama vijojë më pas me një ndalesë në Ulqin, ku parashikohej një takim me kreun e komunës, Nazif Cungu dhe me faktorët politikë shqiptarë të Malit të Zi ku po bëhet një progres i madh hapash konkretë në të mirë të komunitetit shqiptar thuhet në faqen Twitter të Edi Ramës.

Kryetari i Ulqinit z.Nazif Cungu  nëpërmjet rrjetit social Facebook ka publikuar lajmin se gjate pasdites së sotme u takova me kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama, ku Cungu shprehet se pati “Kënaqësi e jashtëzakonshme që të kemi në Ulqin një mysafir të nderuar si kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama”.

Edi Rama me Nazif Cungun

  Cungu dhe Rama diskutuan në teracë pranë shetitores në plazhin e vogël të Ulqinit, për ecurinë e veprimtarisë dhe projektet e rëndësishme infrastrukturore të Komunës së Ulqinit. Së bashku diskutuam për tema në investime kapitale për zhvillimin e infrastrukturën rrugore në territorin e Komunës së Ulqinit më të cilat do përfundohet rruga Krythë – Ulqini , lehtësimi i procedurave në dogana Sukobinë – Muriqan, racionalizimi i administratës lokale nëpërmjet rritjes së efikasitetit si dhe rregullimi i infrastrukturës komunale si kusht për fillimin e investimeve etj, thuhet në faqen e tijë personale të Facebookut.