Beqir Truma një figurë shumë dimensionale e Ulqinit – Video

April 6, 2017   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Beqir Truma një figurë shumë dimensionale e UlqinitBeqir Truma është një figurë shumë dimensionale, që siç thotë Ismet Karamanaga, duhet t’u shërbejë brezave të rinj në Ulqin si shembull i qëndresës, guximit, ndershmërisë dhe një formimi të thellë kulturor.

Nga Ismet Karamanaga Facebook

Beqir – Beqo TRUMA, është një figurë markante e qytetit tone – Ulqinit. Ai padyshim meriton një vend të veçantë në librin tim më të ri, pavarësisht se një personalitet siç është Beqir TRUMA, meriton shumë më tepër. Peronalitete siç është ky njëri, modest i qetë dhe i mire, nuk duhet ti lëmë pa sdore, ti harrojmë. Në veçanti, kur ata janë në moshën kur nuk mund më të veprojnë dhe të punojnë.
Prandaj, është mire që ti kujtojmë duke i nxjerrë nga harresa. Ndoshta dikur gjeneratat e reja do ti shfletojnë këto shkrime dhe të njihen me të kaluarën tone të bujshme, në veçanti të njihen më kohën e viteve të fundit e shekullit të kaluar, kur Ulqini ka pasur një emër dhe një famë më të madhe se sot. Prandaj, këtë u a kemi borxhë këtyre personaliteteve.

Beqir Truma një figurë shumë dimensionale e Ulqinit-1
Ndoshta unë, me modestinë time, nuk mundem me e përshkruj fare mirë Beqon, ashtu siç e meriton ky person, siç ka qenë dhe siç është, mirëpo, sadopak dëshiroj ti evokoj kujtimet për të pasi që e njoh mire. Për Beqon meriton të shkruhet, të ndriçohet dhe të kujtohet koha, jeta dhe vepra e tij.
Jam më se i bindur se Beqoja meriton edhe një Mirënjohje të posaçme nga organet kompetente të Komunës së Ulqinit . Ai dhe një grup entuziastësh të qytetit tone kanë dhënë një kontribut të madh për ngritjen e fames së qytetit të Ulqinit në kohët e arta të turizmit në këto treva, anembanë Ish Jugosllavisë, si pjesëmarrës i folklorit dhe kulturës sonë, por edhe si sportist i dalluar. Ishin këta amatorë, të cilët më pak mjete, por me entuzijazëm dhe vullnet të madh zgjuan gjenet e të parëve tanë, duke e ngritur famën e folklorit tone në majën e piramidës kombëtare shqiptare dhe botërore.

Beqir Truma një figurë shumë dimensionale e Ulqinit-3
Beqir Truma më një grup djemve dhe vajzave të qytetit të Ulqinit, ka filluar të ushtrojë vallëzimin , këngët dhe vallet, në vitet 60 të shekullit të kaluar, ta kultivojnë, ta ruajnë dhe ta prezantojnë folklorin, më ansamblin “Boshko Strugar”. Mirëpo, suksesin më të madh Beqoja e ka arritur pak më vonë, më themelimin e Shoqerisë – Kulturore Artistike “ Zana” , në krye me të ndjerin Rexhep Agë ABAZIN, legjendën e të pavdekshme të qytetit tonë të bukur.
Në shumë festivale folkloristike anembanë vendit , Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, në promovime të turizmit e qytetit tone, ku janë promovuar vlerat dhe trashëgimia folkloristike, bukuritë natyrore dhe ato historike, këta entuzijastë gjithmonë na kanë “zbardhuar faqen”. Në këto prezantime, folklori ynë këtë e ka bërë me sukses të madh duke lënë gjurmë të pashlyera. Si një ndër personalitetet kryesore e këtij ansambli , si koreograf dhe si valltar, Beqir Truma është ngritur në majën e piramidës të folklorit tone kombëtar.
Si valltar, së bashku me legjendën e qytetit ton Rexhep Agë Abazin dhe Kabil Mehmetin, Beqir Truma ka mbetur sinonim i folklorit, kulturës dhe trashëgimisë sonë. Ai ka qenë njëri ndër themeluesit e SHKA “Zana”, udhëheqës dhe koreograf i shumë valleve, valltari kryesor dhe koreografi i “Valles së peshkatarëve”. Interpretimi i kësaj valleje nga këta valltarë, ende deri më sot ka mbetur i papërsëritshëm në folklorin tone. Ende edhe pas një kohe të gjatë, askush tjetër nuk ka mundur ta luajë ashtu siç e ka luajtur Beqoja, dhe ende edhe sot askush nuk mund ti afrohet kësaj shfaqjeje dhe interpretimit të kësaj koreografie.

Beqir Truma një figurë shumë dimensionale e Ulqinit-2
Mund të theme me plotë përgjegjësi dhe jam më se i bindur se ndaj mendimin e shumë qytetarëve tane, se i ndjerri Rexhep Abazi, Kabil Menmeti dhe Beqir Truma kanë lënë gjurmë të pashlyera të papërsëritshme në folklorin, kulturen dhe në trashëgiminë tonë përgjithmonë. Për këtë nuk ka dyshim.
Beqoja nuk mundet pa Ranën. Në Ranë, fare pak metra larg nga Plazhi I Vogël, kanë lindur ai, vëllezërit e tij dhe të parët e tij . Shumë prej tyre ishin detarë dhe marinarë me nam. Hamdiu, Qemali dhe të tjerët ishin detarë dhe “gjemxhi”, kështu që edhe Beqoja e ka pasur dhe ende e ka detin në gjak. Pavarësisht nga mosha dhe sëmundja, të cilën tashmë e ka përballur, shpesh ulet në Ranë, më tepër tani në pranverë, kurse verës për çdo ditë.
Beqoja ( Beqiri), gjithmonë ka qenë krenar për Ranën dhe ajo gjithmonë i ka munguar. Për ne nga Kalaja dhe Rana, por edhe për të gjithë të rinjtë ai ka qenë idhull, si sportist, më vonë edhe si valltar në folklorin tonë.
Beqoja ka qenë gjithmonë modest, i butë, i bukur dhe i mire, siç thotë populli ynë.
Pavarësisht nga gjeni i fort detar, ai ka zghedhur rrugën e shkollimit dhe arsimit. Si arsimtar dhe si edukator, ka dhënë një kontribut të madh në edukimin e të rinjve, brenda një periudhe të gjatë në arsim. Ka qenë edukator dhe pedagog me një autoritet të veçantë, ka pasur disciplinë në punë, por edhe ka kërkuar disciplinë nga nxënësit. “Rinija e shëndoshë është shoqëria e shëndoshë”, ka qenë motoja kryesore e ketij pishtari të arsimit tonë. Si mësidhënës i ri ka filluar punën në edukimin e brezit të ri, i cili edhe më vonë kurrë nuk e ka harruar Beqon.

Beqir Truma një figurë shumë dimensionale e Ulqinit-5
Ende edhe sot përmendet me një respekt të madh në Shkollën fillore “Marshal Tito”. Ish nxënësit e Beqos e kanë pasur idhull. Mirëpo, Beqoja ka qenë idhull edhe i shumë gjeneratave dhe sportistëve të qytetit tonë, pavarësisht nga konfesiononi dhe nacionaliteti. Gjithmonë ka pasur autoritet të madh. Për të kanë pasur respekt edhe më të njohurit nga kjo lëmi, Labud STRUGARI dhe Rajko PAVIQEVIQI. Beqir Truma ka qenë edhe sportist i cili ka prezantuar qytetin tonë në shumë vende të ish – Yugoslavisë . Prandaj , e themë me plotë përgjegjësi se Beqir Truma ka lënë gjurmë të pashlyera , jo vetëm në folklor, por edhe në arsimin dhe në sportin e Ulqinit.
Beqoja ka pasur edhe një pasion, siç e kanë pake shumë të gjithë ranacakët – peshkun, peshkimin, barkat dhe sanallat. Lumi Buna dhe peshkimi me rrijeta me shokët e tij, e ka tërhequr më së tepërmi. Lumi Buna, sanallat, peshku dhe peshkimi, ndoshta edhe kanë ndikuar dhe kanë lënë gjurmë në shëndetin e këtij sportisti të dalluar.
Organizmi i tij është dashur të ballafaqohet më një sëmundje të rëndë, mirëpo një organizëm i përgaditur maksimalisht në aspektin psiko – fizik ka qenë në gjendje ta përballojë këtë sëmundje të rëndë. Kur e takoj sot në rrugë a po në Ranë, më duket si një “feniks” i cili përsëri është ngritur. Ecën ngadalë me shkop, por flet qartë dhe i kujtohet secila sekuencë e jetës së tij.

Beqir Truma një figurë shumë dimensionale e Ulqinit-4
Ulët në Ranë pa ndihmën e askujt. Takohet më shokët e rinisë, bisedon dhe fletë qartë, dhe pas disa orësh ngadalë përsëri shkon në rrugën e cila të çon deri te Komuna, ku e ka banesën. Nuk mund të themë se vuan për Ranë, pasi që është fjalë e rëndë, por pa Ranë nuk mundet.
Dhe në fund, dua të përmend edhe zonjën e tij Sadberen apo Beljen, siç e quajnë të gjithë ato të cilët e njohin. Ajo ka qenë një ekonomiste e dalluar. Shkollën e ka kryer në Beograd dhe deri te pension ka punuar në sektorin e kontabilitetit të NHT “Riviera e Ulqinit”.
Kjo zonjë, gjithmonë e qeshur dhe më një sjellje të jashtëzakonshme, ka qenë përkrahja më e fortë e Beqir Trumës, dhe pa dyshim “ilaçi” më i fuqishëm në shërimin e tij. Belja është një zonjë e rënd, gojë ëmbël ashtu siç ishte nëna e saj Laja, mbesa e hoxh Bushatit. Belja është bijë prej familjes së njohur detare Beci nga Ulqini, por më shumë gjene të “forta” të trashëguara nga nëna e saj Laja, një zonjë “e rëndë” nga Kalaja.
Më kujtohet Zonja Laje, pasi që ajo ka lindur dhe është martuar prej Kalasë, dhe kjo zonjë asnjëherë nuk e ka hequr Kalanë dhe “kalalitë” prej goje. Ishte kjo një dashuri adhuruese, e rallë, për secilin gur të Kalasë, në veçanti për shtëpinë e hoxhë Bushatit.
Dhe fare në fund, Beqir Trumës i dëshiroj një jetë të gjatë dhe të mirë. Dëshiroj, që për çdo ditë të ulet në Ranën tonë të bukur, ta shikojë dhe ta shijojë detin, peshkun, barkat dhe sanallat. Mos të dorëzohet kurrë.

Nga Ismet Karamanaga Facebook

YouTube Preview Image

BEĆO TRUMA je tih, miran i skroman čovjek. Uvijek je bio takav, i kad je bio mlađi, i kao vrhunski sportista, ali i kao pedagog i vaspitač. Bio je uzor mnogim generacijama. Mislim da je bio dobar u svim sportovima, dokazao se i kao vaspitač u školi, gdje je dugo godina sa uspjehom predavao fizičko vaspitanje, ali i bavio se sportom.
Međutim, rekao bih da je iznad svega volio more, čamce i ribu. Često je lovio na rijeci Bojani, sam ili u društvu ribara i prijatelja. Nije ni čudo, s obzirom da je rođen na samoj pjeni od mora, na Pristanu.
Osim toga on i potiče iz porodice iz koje je izniklo mnogo vrsnih pomoraca i kapetana. Bećo je bio i jedan od osnivača, ili bolje rečeno nastavljača našeg folklora. Počeo je kao i većina mladića i djevojaka u ona zlatna vremena, u folklornom društvu “Boško Strugar”, da bi kulminaciju dostigao u KUD “Zana” sa legendarnim Redžep ABAZIJEM na čelu.
Bio je jedan od stožera KUD Zana i to veoma uspješno. Mislim da je ovo društvo dostiglo svoju kulminaciju sa Redžepom Abazijem, međutim, neosporno je da u svemu tome veliku zaslugu ima i Bećo Truma.
Danas ima skoro sedamdeset godina, no, bez obzira na godine i bolest koja ga prati već dugi niz godina, on je još uvijek vedar i markantan čovjek.
Ovu izuzetno tešku bolest je mogao pobijediti samo maksimalno psiho – fizički spreman čovjek i ličnost, kakav je Bećir TRUMA.
Hoda, malo otežano, ali, sam dolazi pješice do Pristana i sam se vraća do svoje kuće, koja se nalazi skoro dva km. udaljena. Voli Pristan i more, voli da gleda ribare i čamce kada se vraćaju sa mora, i “zbog toga i dolazim skoro svaki dan” , kaže ovaj, skromni i tihi čovjek sa našeg Pristana.
Govori normalno, tako da ja mislim da je on uglavnom preboljeo sve. Poštovan je i cijenjen od svih građana ovog grada i okoline. Svi se mi radujemo kada ga vidimo, kako polako silazi ulicom i kako prilazi klupi gdje ga čekaju Tabljo, Ruždo i još poneko od njegovih starih prijatelja.

Ulqin, mars – mart 2017 Ismet KARAMANAGA