Nika: Kontrolli i buxheteve 2014 dhe 2015 nga inspektorët pritet të vazhdojë

April 12, 2017   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Muhamet-NikaShkruan Muhamet Nika

KONTROLLI  I KOMUNËS  NGA  INSPEKTORËT   TË  MOS BËHET I NJË ANSHËM- POR  TË  VAZHDOJË

– Sepse  ka  pasur kohë kur punohej  edhe më keq se sot?!

Qeveria nuk guxon të jetë e një anshme në këto situata. Mos harroni , se ka  pasur periudha  të abuzimit me buxhet  edhe  shumë  më   keq se aktualisht. Ishte koha kur krejt  buxheti i një viti, fjala bie, pa u miratuar fare  në kuvend , u pat bërë   rrush e kumbulla. E  për këtë  as gjë askujt, shih ai i vitit 2005 ???!!!!! Por kujto edhe  2007-ta ,    vazhdon të jetë  e hapur si çështje në disa segmente.

Kjo ish koha   e koalicionit të  treshes Nimani- Bardhi  dhe Rexha . Këshilltarët e kuvendit për këtë    patën  iniciuar 10 pyetje   për     kryetarin  Nimani.

Ndërsa    ai haptas  e midis kuvendit,  i injoronte këshilltarët me fjalët , se   : “Nuk iu kallëzoj as sot as nesër…., as pasnesër se ku shkuan paratë…”?!

 

Me këtë , atëherë direkt  u njoftua   vetë  presidenti Vujanoviq- nga PPD. Ndërsa presidenti , pat  reaguar  fuqishëm përmes kontrollit të shtetit  duke përgatitur  një  raport – akuzë prej 56 faqeve tekst  keqpërdorimesh dhe  atë ai  ia adresoi  Kuvendit.

Me këtë  veprim ,presidenti ,  kuptohet se nuk e lidhte fatin e tij  me marrëzitë tona, kurse   kjo me siguri që vlen edhe sot.  Andaj mbase  më kot shpresohet  në atë “ që jemi të lidhur me ata lartë dhe nuk kanë çfarë  të na bëjnë këta poshtë që paguajnë taksa ..”?!!

Por çfarë ngjau pas kësaj  me kuvend. Ky i fundit në vend se  ta çojë në prokurori materialin e kontrollit të shtetit , ai  në  vitin 2007  për çudi me pak debatë dhe me do vendime kontroverse  e   mbylli çështjen …?!  Mbase kjo atëherë   u bë , me çmim të UDSH-së që të   pranoi të shkojë në koalicion me DPS  duke lënë jashtë partitë shqiptare  bashkë me buxhetin e pa miratuar..?!!

Po tash ti,  kush thua  paditë?!

Mbase  vetë DPS-i. Pra Boro Bashoviqi- kryetar i komisionit për ligjshmëri dhe atij për buxhet..! Sepse ai   haptas doli kundër dhe “  i ra që kështu  e  hëngri me bukë turpin e 2005-sës  dhe kuptohet me  një gotë verë duke na e bërë hallallë  punën njëvjeçare-  pa buxhet ?!

Kështu , buxheti i vitit 2005  mbeti i zi , pa u pastruar fare,  me futjen e DPS-it në pushtet?!  Ose ndoshta me këto kontrolle të fundit në komunë, inspektorët  mund të kenë filluar edhe një luftë  të  fshehtë për pushtet dhe primat politikë  të partisë, me një diferencim të heshtur , në të korruptuar dhe të pa korruptuar , punë e cila  po bëhet në komunat tjera.