Nika: Pushteti aktual i shqiptarëve është i pa pjekur për planifikim hapsinorë ?!

April 17, 2017   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Shkruan Muhamet Nika

Siç  merret   vesh në media  ligji i ri për planifikim hapësinor   në  republikë  është  kah  na e merr   edhe vetë të drejtën e  planifikimit në Ulqin . Por  sipas neve  në këtë punë ashtu si edhe në çdo punë tjetër  vlen parimi  i cili thotë që  , nëse kërkon  të  respektohesh,    fillimisht  duhet të  mësosh  të  respektosh( bësh  mall ) vetën tënde !

Më duket se   për momentin nuk jemi  kah e bëjmë një gjë të tillë . Ose nuk dijmë ta bëjmë   brenda institucionit që zgjedhim përveç se  jashtë  tij dhe  kuptohet  me “ miqësi “në Podgoricë- pra edhe në planifikim . Dhe qe pse:

  • Kujto këtu punën për  ligjin hapësinor  të republikës  për 20 vjetë e ardhshme  i miratuar  në Mal të Zi. Ai në fazën  e përpunimit  as që  u qit fare  në Kuvendin Komunal të Ulqinit- siç do duhej dhe jep mundësi ligji, por nga grupet e interesit  , si të pozitës si të opozitës  – viti 2007, u nxorr mbi bazën e do  miqësive  që kishin grupet me ata  lartë – pra  edhe nga ata që sot ankohen…?!!!
  • Komuna e  Ulqinit i ra  kështu  të ishte e vetmja  Komunë  në Mal të Zi , e cila nuk kish dhënë vërejtje  në ligj nga kuvendi  i saj siç e parasheh drejtësia – përveç se u mblodhën nënshkrimet  në rrugë  madje edhe nga gjyshet  që  këtu  tek ne “ na u marrkan  vesht  edhe në planifikim..”?!!
  • Bile jashtë kuvendit , në atë kohë- pa dijen e kuvendit “   na bindën..” se  realizuan – demek  “falë tyre..”, edhe atë  që Ulqini në shkallë republike  të   shpallej    “ Qendër   Regjionale”( në të cilën nënkuptohet se  gravitojnë  edhe nja dy apo 3 komuna tjera….)?!!! Hajde  marri e kllapi  bashkë  hajde- mbase  komuna të tilla ishin Shtoji , Ana Malit  apo Kraja…?!!!
  • Tjetër , deputetët tanë në parlament  të mandatit që shkoi  kishin  pranuar edhe  vet  ligjin  e eksproprijimit  që  toka- Plazha e Madhe – Valdanosi etj. të kalonte në kadastër të shtetit   për  arsye të ndryshme edhe pa  iu bërë  fare  pagesa qytetarëve  duke shënuar  kështu kapitullim  total tonin  me hapësirë, por që  ligji i tillë  nuk kaloi  falë SDP-së së Krivokapiqit dhe opozitës…?!

Ormani misterioz i inspektorëve komunalë të ndërtimtarisë e të arrestuar – vitit 2007 – 2008 . Këtij pamë ” ti dalin këmbët ..” dhe u qit në korridor pasi ish mbyll” me dyll të kuq” nga policia republikane…?!!
Heqja e DYLLIT nga dera , në këtë mënyrë , nga këta poshtë, nënkupton 6 muaj burg ?!! Për t’i vënë më pas, po këtij, një dyell të bardhë dhe në fund një bravë , por që nuk dihet se kush e ka çelësin- hahahaha…?!
Inshalla , nuk na dëgjojnë këto të hetuesisë dhe nuk i shkon kujt ndër mend ta marrë ormanin e shes për hekur…?!

http://www.mrt.gov.me/ResourceManager/FileDownload.aspx?rId=173930&rType=2