Krejt Kosova në Ulqin, për festën e 1 Majit

April 28, 2017   | Lajmet / Vijesti

Tashmë është bërë traditë që kosovarët për festën e 1 Majit, të bëjnë pushim të shkurtër në ndonjërin nga vendet fqinje, kryesisht në Shqipëri ose Mal të Zi.

Ulqini është një nga destinacionet, sidomos për prishtinasit. Atje për festën e 1 Majit, tash e disa vite bëjnë organizime edhe kafiteri të njohura nga Prishtina, sikurse është Bamboo, shkruan gazetametro.net.

Ndëras, ky 1 Maj, duket të jetë lidhur shumë mirë edhe me fundjavën. Të gjithë ata që sot janë nisur për pushim, mund t’i shfrytëzojnë katër ditë, ngase edhe të hënën është pushim për të gjithë sektorin publik. /gazetametro.net