Pronari i medies lokale në Shkodër, e pushon nga puna Simon dhe Eliona Shkreli

April 30, 2017   | Bota, Lajmet / Vijesti

Pushohen nga puna dy gazetarë në Shkodër, shkak një status në Facebook

Burë e grua, gazetarë të cilët punonin prej vitesh në një medie lokale në Shkodër janë pushuar nga puna pa paralajmërim, reaporton portali Shkodra News.

Është fjala për Simon dhe Eliona Shkreli.Mësohet se shkak për këtë shkarkim të beftë është bërë një status i Simonit në profilin e tij në facebook. Gazetari ishte duke prezantuar bashkë me bashkëshorten e tij edicionin informativ të lajmeve, kur ka marrë lajmin se është pushuar nga puna.

Simoni tregon se vendimi për shkarkimin e dyfishtë erdhi për shkak të një reflektimi mbi situatën politike në facebook-un e tij personal.

Menjëherë pas këtij vendimi nga eprorët e televizionit lokal, Simoni nuk ka ndaluar së shprehuri mendimin e tij dhe shkruan sërish në facebook: “Si njeri i lire jam munduar gjithmone te shpreh mendimin tim. Por ja qe edhe liria e ka nje çmim. Kam zgjedh e do zgjedhi te ruaj lirin time. Pavaresisht pasojave! Respekt per koleget dhe miqt!!!”.

Duket se nëpër mediat lokale ushtrohet më shumë presion mbi punën dhe profesionin e gazetarit, ndërsa shumë gazetarë janë solidarizuar në rrjetet sociale duke shprehur hapur mbështetjen e tyre për kolegun e shkarkuar nga puna.

Shkodra News

LIRIA E MEDIAS NË SHQIPËRI

Freedom House ka publikuar raportin për lirinë e medias për vitin 2016, ku vihen re nivele në rënie të lirisë edhe në demokraci madhore. 2016 konsiderohet si pika më e ulët në 13 vjet, për shkak të sulmeve të shtuara ndaj mediave të pavarura e gazetarëve. Edhe vendi ynë ka shënuar një hap pas në raportin me median e lirë, duke u renditur i 103-ti në rang global dhe i 39-ti në rajon.

Krahasuar me vitin 2015, kur Shqipëria vlerësohej me 49 pikë, renditja më e fundit tregon se vendi ka bërë një hap pas dhe vijon të klasifikohet si një mjedis me shtyp pjesërisht të lirë. Në përgjithësi, rajoni i Ballkanit perëndimor karakterizohet nga një presion i madh mbi mediat e pavarura. Situata më e rënduar në rajon, paraqitet në Maqedoni, e cila renditet në pozicionin 139 në rend global, me 64 pikë.

newsbomb.al

Gazetari nga Shkodra Arben Viktor Shala në faqen personale të Facebookut shprehet për ngjarjen e fundi që tronditi publikun e gjërë, ku thuhet

Njoftohet shorti qe i ra ne cift gazetarit Simon Shkreli bashke me te shoqen, te cilet nuk e shiten vedin as para e as mrapa pushimit prej punet ne kete kohe shtrejtesiet per gjana tejet-tejet te neveritshme.
Pergezime, ma shume se ngushellime, LIRISE!

Arben Viktor Shala Facebook