Diskutim publik Projektligji i planifikimit dhe ndertimit në komunen e Ulqinit

May 4, 2017   | Shoqëria / Društvo

Eshte  hedhur në diskutim publik Projektligji i planifikimit  dhe ndertimit

Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm  dhe turizmit konformë urdhëresës  për mënyrën e  zbatimit të diskutimit  publik  për përgatitjen e ligjit , njofton të interesuarit  që ka filluar  DISKUTIMI PUBLIK PËR PROJEKTLIGJIN  PËR PLANIFIKIM DHE NDËRTIM

Në bazë të Programit të hartuar nga Ministria  diskutimi publik në qytetin tone do të mbahet më datën  5 maj 2017 ne ora 15 në sallën e  Kuvendit të Komunës.

Me këtë rast ftohen  qytetarët,institucionet profesioniste dhe ata shkencore , organet shtetërore, shoqatat  e lemise, organizatat joqeveritare, mediumet  dhe  palët e tjera të interesuara  që të kycen  ne diskutimin publik dhe të japin  propozimet e tyre , verejtjet  dhe sygjerimet  ne tekstin e  Projektligjit  për planifikim dhe ndërtim.

Palët e interesuara  komentet ,vlerësimet  dhe sygjerimet  mund ti dërgojnë  edhe ne formë elektronike  deri me 12 nqershor, Ministrisë për yhvillim të qëndrueshem  dhe turizëm.