Gjukanoviq: Mali i Zi në karrigen e NATO-s nga 25 maji

May 5, 2017   | Rajoni / Region

Herceg Novi/Podgoricë, 5 maj – Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, Millo Gjukanoviq, në konventën për zgjedhjet lokale në Herceg Novi, i quajti kundërshtarët nga radhët e Frontit Demokratik, të njohur për orientimin proserb, “klan çetnikësh të tërbuar”, transmeton Koha.net raportimin gazetës “Vijesti” të Podgoricës.

“Herceg Novi nuk është qytet serb, por krenari malaziase”, është shprehur Gjukanoviq në konventën përfundimtare të Partisë Demokratike të Socialistëve

Ai la thënë se liderët e Frontit Demokratik janë turpi më i madh i Malit të Zi bashkëkohor. “Për herë të parë në historinë e gjatë e të ndritshme të Malit të Zi kemi tradhtarë që krenohen me tradhtinë e tyre, ndërsa mëkati më i madh i tyre është që besonin se mund të kenë të drejtën të vijnë në pushtet duke shkaktuar luftë vëllavrasëse”, është shprehur Gjukanoviq. Ndërsa ka shtuar se hyrja e Malit të Zi në NATO tregon se nuk është dëshirë e tij të bëjë luftë e as të jetë pjesë dominonte e aleancës ushtarake.

“Përkatësia jonë Aleancës Euroatlantike në fakt synon forcimin e stabilitetit dhe të sigurisë së Malit të Zi, që kurrë të mos përsëritet 1999-shi, që për ne të vendoset atje ku nuk jemi. Do të vendoset më mirë atje ku qëndrojmë ne, ndërsa nga 25 maji do të ulemi në karrigen e Aleancës së NATO-s”, ka thënë Gjukanoviq, transmeton Koha.net.

KOHA NET