H. Zeneli: Ku shkojne ulqinaket pse n’Ulqin nuk rrinë?

May 6, 2017   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Nga:Haxhi Zeneli

     “KU SHKOJNE ULQINAKET PSE N’ULQIN NUK RRINË”?

 

-“Punuat shumë,mësuat dhe na flakët”!.

-Këto ishin fjalët e një italiano/amerikani,që viteve të ’90-ta kishte influencë të madhe në bisnesin e qytetit të Nju Jorkut,ku rastësisht njëherë u takuem nëpër mes të një mikut italian.Po sa u njohem,më pyety:”

-A jeni italian”?

-Ju përgjigja jo!-jamë Shqiptar,i thashë.

Pas këtyre pyetjeve,ai fillojë të fliste për shqiptarët dhe italianët,si një popull i ngjajshëm,të cilët kanë kombinuar shumë në mes veti,dhe se kanë ambicëje të njëjta.Ai vazhdojë bisedën:”se shqiptarët erdhën në restoranet italiane,punuan shumë,mësuan dhe në fund na nxorën jashtë bisnisit të restoranëve”,e thoshte me shaka.Tashti në Nju Jork lirisht mund të themi,se një numër i konsiderushëm i restoraneve italiane,manexhohen nga shqiptarët,vazhdonte Italiani:sepse ju jeni tani duke mbajtur gjallë Kuzhinën Italiane,dhe ne ju faleminderojmë për këte,sepse fëmit tanë nuk duan të merren me këtë bisnes më”.Në të vërtetë kishte të drejtë,sepse sot këtu,jo vetëm në qytetin e Nju Jorkut, por edhe në shumë vende të tjera të Shteteve të Amerikës,shumica e restoraneve manexhohen nga shqiptarët,dhe nuk rastis që të hysh në ndonjë restoran italian që mos të takosh ndonjë shqiptar aty.

Dhe një nga këto restorane italiane,na kishte rënë në sy që gjindej në periferi të Nju Jorkut,gjegjësisht në Vestçester.Për këtë restoran më kishte folur edhe një shoku i im,se pronar ishte një shqiptarë,kalali ulqinak,dhe menjëherë mu kujtuan fjalet e italianit që mi kishte thënë para disa viteve për shqiptarët,dhe mendova!,sa shumë ulqinak janë që kanë braktisur Ulqinin?!,për të ardhur këtu në “tokën e premtuar”.Po përse ata e braktisën Ulqinin?.Mu kujtuan vargjet e këngës:“Ku shkojnë ulqinakët,pse n’Ulqin nuk rrinë”!?.Kurë isha fëmi,ne që vinim nga periferia e këti qyteti,mendonim se rinija e këti qyteti bënte një jetë luksoze!,si mungonte gjë!,dhe të gjithë ne,kurë dilnim jashtë këti qyteti për të studijuar diku më large,dhe atje ku shkonim,na pyesnin se nga vinim?,dhe kurë ne ju tregonim,na shihnin me një admirim,por siç duket më vonë,për neve kjo nuk rezultojë të ishte e vërtetë,sepse të rinjëve ulqinak ju mungonte diçka!.Ata qysh herët morën rrugët e botës.Baballarët e tyre,për ti mbajtur familjet,shkonin nëpërmes të detit,kalonin përtej oqeaneve,humbëshin atje në dhena të hueja,duke lënë qytetin e tyre të vjetër prapa shpindes,që nuk e shifnin me muaj apo dhe vite.Dhe kurë i pyesnim ulqinakët,përse e braktisnin këtë qytet?,ata përgjigjëshin duke thën se:”bukurija nuk hahej,nuk ka punë këtu”!.Këto ngjarëje përshkruheshin me dhëmbje të thellë nga të rinjët.Kurë largohën sikurëse e vlerësojnë më shumë këtë qytet.Ata kurë tregojnë për të kaluarën,se si baballarët lundronin me anijet e tyre nga bregdeti ulqinak,ata  përshkruajn ngjarëjet e tyre si në udhtimet e Guliverit,që dilnin herët pa zbardhur drita, nga shtëpit e tyre mbi kalan ilire mijra vjeçare.Dielli agonte diku larg,kurse nënat tona,tregojnë këto burra,vështronin nga dritarët e shtëpive të kalas,shikonim anijet duke ikur larg,atje deri sa humbisnin duke çarë ujin në detin e hapur,ku rrezët e diellit bëhëshin më të forta që ndikonin në reduktimin e pamjes,që anijet po zhdukeshin larg në horizont.Këto anije që lundronin në detin e hapur për të peshkuar,dhe kthehenin përsëri në lima për tu ankeruar,me vete sillëshin rrjetat me peshk,që siguronin darkën për familjet e tyre,dhe ndonjë tepricë për ta tregtuar,këtë ata bënin çdo ditë,shkonin dhe vinin,ishte punë e vështirë,dhe se i vetmi dëfrim atje larg diku në deti agëtoheshin me vallen saterike që peshkatarët luanin së bashku,”Dum Sharaveli”.Kështu me dhimbje,dhe plotë nostalgji kujtonin baballaret e tyre dy ulqinaket kalali,që takohën çdo natë në barin e këti restorani,por nuk mungojnë edhe vizitat e ulqinakëve tjerë në këtë restoran italian,ku bisedat e tyre pothuajse çdo herë lidhën me Ulqinin,për kalan dhe lagjët e saja,që për fat të keq shumica e të rinjëve i kanë braktisur tashti.Ata tregojnë se mendjen e kanë përherë tek vendi i tyre Ulqini,tek ai vend që s’kishin mundësi të jetonin aty,të paktën ta shijonin aromën e detit,që dikur ajo aromë me jodin hynte brënda dhomës me flladin pranveror,duke i kënaqur me gjumin e mengjezit.Tashti ulqinakëve su ka mbetur gjë tjetër vetëm të jetojnë me nostalgjin e së kaluarës.Ata apelojnë tek të rinjët,që të bëjnë ç’mos dhe mos ta lëshojn vendin e tyre,se sipas tyre nuk ja vlen të shkrihësh në vende të hueja,dhe në fund të fundit,ata të cilët qëndrojnë atje,janë fitimtar të mdhenjë.

Dhe kurë flasim me gastronomet ulqinak,na intereson opinioni i tyre për turizmin atje në Ulqin!,se çfarë mendojnë?,-ata përgjigjen duke na thën se:për ngritjen e turizmit,duhet të kemi parasysh,jo vetëm plazhët apo rekreacionet të tjera të novojëshme!,por aty luan një rol me shumë rëndësi edhe një  kuzhinë e shumëllojshme dhe kualitative,përveç asaj tradicionales,sepse pushuesit ndoshta duhet edhe ti edukojmë,me ushqime të kuzhinave botërore të llojëllojshëme,pa marr parasysh se shumica janë shqiptarë.Shumë ulqinak kanë eksperiencë të pa mohuar në fushën e gastronomis,ndoshta edhe mund ta ndajnë këtë eksperiencë me vendlindjen,për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit.

Pas kësajë për fund nuk mungojë edhe humori ulqinak,që vazhdojë deri në orët e vona,pronari ishte shumë modest,i cili na u lutë mos ti përmendet emri,kështu që me thjeshtësin dhe bujarin e bashkvendasit tim,më bëri që të jemi kliet i shpeshtë.Gati harrova të përmendi!,se ushqimi dhe shërbimi ishte fenomenal.

 

Maj/2017

YouTube Preview Image