Fushat e Cungut dhe Unicef: Të ndalojmë dhunën ndaj fëmijëve

May 30, 2017   | Shtypi / Mediji

Kryetari i Ulqinit mori pjesë sot në punimet e konferencës në Qendrën e kulturës në Ulqin me temën „Biseda publike për prindërit dhe fëmijët“.

Siç shkruan kryetari i Ulqinit z.Nazif Cungu në rrjetin social të Facebookut, ku ai mori pjesë në aktivitetin e organizuar prej UNICEF-it me temën “Të ndalojmë dhunën”.

Kjo temë është një prioritet gjithëpërfshirës sepse dhuna ndaj fëmijëve nuk njeh kufij dhe prek të gjitha shtresa te shoqërisë apo përkatësitë e ndryshme. Dhuna, pengon fëmijët që të zhvillojnë potencialin e tyre, ndikon në sukseset e tyre më vonë dhe mund të ketë ndikim në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijëve. Ajo mund të parandalohet me vullnet kolektiv , vendosmëri dhe veprim konkret.

Prandaj unë ftova të gjithë që të bashkëpunojmë ngushtë për të zhdukur të gjitha format e dhunës ndaj fëmijëve.

Kryetari Cungu kërkoi që shoqëria në tërësi të ndëshkojë, të përçmojë dhe të përbuzë modelin e dhunës në familje, pasi ky është një kusht për çdo shoqëri të qytetëruar.
Cungu e cilësoi të pazëvendësueshëm rolin e shoqërisë civile për parandalimin dhe trajtimin e viktimave të kësaj dhune, thuhet në faqen e Facebookut të kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu.