Hajdukoviq i quan të pavërteta deklaratat nga kabieti i kryetarit Cungu

June 1, 2017   | Ngjarjet - Events

Qytetari Dushan Hajdukoviq, në një deklaratë për televizionin Teuta, tha se pohimet e Komunës së Ulqinit se ka zaptuar tokën shtetërore janë të pavërteta, çka e verteton tha ai edhe dokumentacioni që ka në dispozicion, raporton portali TV Teuta.

Hajdukoviq thotë se me vendim të Gjykatës së lartë në vitin 2015 i është e njohur e drejta e pronës, dhe se ajo me kohë duhej të ishte regjistruar në Kadastër, çër çka ai ka ngritur edhe padi ndaj shefit Xhevdet Çapriq për moskryerje të detyrës.

Ai shtoi se deklarata e djeshme për media nga kabieti i kryetarit Cungu është plot me të pavërteta , dhe se e drejta ligjore dhe njerzore janë në anën e tij, çka tha ai do të vërtetohet edhe nga proceset gjygjsore.