Rrezart Cungu një hap larg trofeut në Kiselak të Bosnje dhe Hercegovinës

June 10, 2017   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Edhe një befasi e madhe në turneun e tenisit në Kiselak të Bosnje dhe Hercegovinës.

Amerikani Evan King është viktima e radhës të cilën Rrezarti e eliminoj në gjysmëfinalen e turneut e cila sapo ka perfunduar. Mjaftuan vetem 1 orë e 1 minut që bartësi numër 2 i turneut ta ngris flamurin e bardhe dhe të dorëzohet para tenistit nga Ulqini , i cili nuk ia dha  kundërshtarit asnjë mundësi për tu rikthyer në lojë. Ndeshja përfundoj me rezultat 6:1, 6:3 .

Kualifikimi në finale ia siguron Rrezartit 10 pikë ATP,  dhe me gjithsejt 16 pikë te grumbulluara  Ai arrin të renditet në mesin e 880 lojtareve më të mire boterorë.

 

Finalja do të mbahet nesër , kurse koha do të përcaktohet pasi të përfundoj edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale..

 

Klubi i tenisit Bellevue  – Ulqin