Abazoviq kërkoi nga deputetët e Bundestagut që të ndihmojnë në tejkalimin e krizës politike ne Mal të Zi

June 21, 2017   | Shtypi / Mediji

Kryetari i lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq kërkoi nga deputetët e Bundestagut gjerman që të ndihmojnë në tejkalimin e krizës politike në Mal të Zi, të krijuar pas zgjedhjeve parlamentare,u kumtua nga URA. Abazoviq në Berlin bisedoi me deputetët e Bundestagut gjerman dhe i njoftoi me ngjarjet në Mal të Zi.

Gjermania është lokomotiva e UE dhe vend i cili me sinqeritet e ndihmon Malin e Zi në rrugën e transformimit shoqëror. I kam njoftuar kolegët me ngjarjet aktuale si dhe me kërkesat e opozitës, lidhur me shpalljen e domoasdoshme të zgjedhjeve të reja.

Ndihma e Gjermanisë mund të jetë me randësi vendimtare, ka deklaroi Abazoviq.

TVCG