Cungu ne inagurimin e Hypermarketit Voli në Ulqin

June 22, 2017   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

I pranishëm në ceremoninë e inagurimint e Hypermarketit Voli në Ulqin, ishte kryetari i Ulqinit Nazif Cungu i cili preu shiritin bashkë me zherantin e Hypermarketit.

Në një postim në facebook, Nazif Cungu shkruan: Sot mora pjesë në përurimin e hipermarketit Voli në Ulqin, një nismë e re private që ka hapur 55 vende të reja të punës. Ky investim nuk do të ishte i mundur të bëhej nëse nuk do të kishim aprovuar paraprakisht planin hapësinor urbanistik të Komunës së Ulqinit. Ky investim serioz tregon se ia kemi dalë që ta përmirësojmë klimën biznesore të komunës sonë dhe se e kemi bërë një destinacion atraktiv për investitorët, thuhet në faqen personale të Nazf Cungut.