Policia e Malit të Zi hap konkurs, 2 nga Ulqini konkurojn ne akademi

June 27, 2017   | Rajoni / Region

Policia e Malit të Zi rekruton pjesëtarë të rinj. Një fletë konkursi e vendosur  në mediat e Malit të Zi që me 5 qershor u bë që të tërheq vëmendjen e shumë qytetarëve, transmeton agjesia e lajmeve “MINA”.

Kriteret e paraqitura në këtë konkurs janë të thjeshta, mjafton të jesh shtetas i Malit të Zi, të mos kesh të kaluar kriminale dhe të kesh shkollimin e mesëm të përfunduar. Por fazat nëpër të cilat kalojnë të përzgjedhurit janë më të ndërlikuara.

Numri i personave që duan të bëhen pjesë e policisë është mjaft i lartë. Konkursi është hapur prej 5 qershor deri me 11 korrik  ndërsa deri më sot kanë aplikuar 89 persona, ku 67 prej tyre janë meshkuj, dhe 22 janë femra. Nga konkursi 40 prej tyre do pranohen në akademin policore te Malit të Zi.