Ministri Hoxhaj në Ulqin, takon Nazif Cungun

Për dy ditë me radhë, Enver Hoxhaj ka qëndruar në Dubrovnik të Kroacisë ku përveç Forumit të Dubrovnikut sot, ka marrë pjesë në Samitin e SEECP-së gjatë ditës së djeshme, si dhe ka vizituar komunën e Ulqinit

Në foto që ka postuar kryetari i Ulqinit Nazif Cungu në rrjetet sociale të Facebookut, shprehet që:

” Dje patëm mysafir Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxhaj. Së bashku diskutuam për zhvillimet e fundit në Malin e Zi dhe rajon. Prej tij morëm përgëzime dhe inkurajime qoftë për arritjet e fundit në të drejtat e shqiptarëve siç ishte formimi i komunës së Tuzit e qoftë për angazhimin e palëkundur të shqiptarëve në mbështetje të anëtarësimit në NATO. Me të biseduam gjithashtu edhe për mundësitë për ta thelluar akoma më tepër bashkëpunimin midis shtetit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi”, thuhet në faqen e Facebookut të kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu.