Ministri malazez: Mali i Zi si anëtar i NATO-s, do ta mbronte Kosovën

July 2, 2017   | Politika

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boskoviq, ka thënë në një intervistë për Tanjug se Mali i Zi do ta ndihmonte Kosovën, përmes ndonjë operacioni të NATO-s në Kosovë, nëse do të ishte nevoja për një gjë të tillë, njofton Klan Kosova.

Sipas ministrit malazias, shteti i tij do ta bënte këtë pasi me futjen në aleancën ushtarake më të fortë në botë ka marrë obligime të caktuara të cilave u qëndron.

I pyetur se a do ta mendonte Mali i Zi refuzimin e marrjes pjesë në ndonjë operacion të NATO-s, siç do të ishte për shembull në Kosovë, Boskoviq është përgjigjur shkurt; “jo”.

“Në marrëveshje me aleatët tonë, ne sigurisht se në çdo variant do të bëheshim pjesë e aksionit të NATO-s. Edhe nëse është në Kosovë, apo në ndonjë pjesë tjetër të globit, pavarësisht politikave tona të brendshme”, ka bërë të qartë Boskoviq.

Ai shtoi se Mali i Zi duhet të tregohet partner kredibil, që në anën tjetër, edhe po që se sulmohet Mali i Zi, të tjerët ta mbrojnë.

Periskopi