Avdiu për KfW: Projekti me vlerë 20 milionë euro ka mbetur në pritje

July 4, 2017   | Ekonomia / Ekonomija

Projekti i rikonstruktimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në komunë të Ulqinit, për çgjë para disa viteve janë ndarë mjetet e bankës gjermane KfW, asesi të nis, transmeton portali Ul.info.

Drejtori i NP „Ujësjellës dhe kanalizimi“ (UdheK) Fehim Avdiu tha se për këtë gjë fajtore është administrata lokale. „Ato akoma nuk i kanë marrë përsipër gjashtë punëtorë të Ujësjellsëit, që ishte një nga kushtet kyçe të KfW bankës. Nuk e di pse e bëjnë këtë gjë, por e di që kemi të bëjmë me papërgjegjësi klasike të drejtuesve të Komunës“, tha ai për „Vijesti“.

Në UdheK më herët kishte 230 të punësuar, tani janë 126, ndërsa deri në fund të vitit ky numër duhet të bie në 100, siç precizuan bankarët gjerman.

„Këto 20 duhet të punësoheshin në „Parking shërbim“ po as nga kjo akoma nuk ka asgjë. Për shkak të kësaj marrëdhënie të Komunës, ne jemi në minus rreth 750 mijë euro, që do të ishte e mjaftueshme të kryejmë detyrimet tona“, shtoi Avdiu.