Kështu e shijon Emina plazhin e Ulqinit (Foto)

July 4, 2017   | Lajmet / Vijesti

Modelja Emina Çunmulaj ka zgjedhur që pushimet e verës ti kalojë “në gjini” – në Ulqin.

Modelja që vjen pikërisht nga trevat shqiptare të Malit të Zi, ka lënë pushimet luksoze nëpër vendet më turistike, për të shkuar në Ulqin ku është duke kaluar pushime të këndshme me vajzën e saj të vogël.

Kështu, sot ajo e ka kaluar kohën në “Cabo Beach”, një ndër plazhet kjo më të frekuentuara të Ulqinit, shkruan Gazeta Express.

Emina, ka disa vite që është e martuar me miliarderin Sam Nazarian.

Vitin e kaluar, Emina kishte zgjedhur për të pushuar brigjet e bregdetit italian. /GazetaExpress/