Kryetari i Kuvendit Xhaferi takon Ministrin Zenka

July 4, 2017   | Politika

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, u takua me ministrin e të Drejtave Njerëzore dhe të Drejtat e Minoriteteve, Mehmet Zenka.

Në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit Xhaferi dhe deputetët Xhevat Ademi dhe Maksim Dimitrievski u takuan me ministrin e të Drejtave Njerëzore dhe të Drejtat e Minoriteteve, Mehmet Zenka.

Ministri Zenka nënvizoi se Mali i Zi ia ka dalë t’i tejkalojë sfidat dhe prej minoriteteve të bëjë prioritete të veta strategjike. Ai theksoi se minoritetet dhanë kontribut të madh në integrimin euro-atlantik të Malit të Zi, dhe ky është rezultat i një politike të matur i cili u strukturua ndaj tyre me korrektësi.

“Të dyja palët e theksuan rëndësinë e trajtimit të minoriteteve për vendosjen e marrëdhënieve të miqësisë dhe aleate ndërmjet shteteve në rajon. Edhe pse kërkesat e minoriteteve nuk janë përmbushur deri në fund, në vazhdimësi punohet në drejtim të kësaj dhe ato hasin në sens te partnerët politik”, tha ministri Zenka.