Popullariteti i Forcës në ritje, sipas “Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut”

July 5, 2017   | Politika

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu në rrjetet sociale të Facebooku përcjell një lajm të mirë për Forcën e re demokratike.

Të nderuar miq, në anketën e hulumtimit të opinionit publik të publikuar nga organizata e mirënjohur “Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut” vihet re një rritje domethënëse të popullaritetit të partisë Forca e Re Demokratike. Përqindja jonë e popullaritetit ka shkuar në 1.2% gjatë Qershorit duke u shtuar ndjeshëm prej 0.8% dhe 0.3% që ka qenë respektivisht në matjet e Dhjetorit 2016 dhe Nëntorit 2015.

Duket qartë se realizimi i disa prej premtimeve tona kryesore programore si Miratimi i Planit Hapësinor, krijimi i Komunës së Tuzit apo qeverisja efikase në Ulqin e kanë përforcuar mbështetjen ndaj Forcës duke e pozicionuar si partinë kryesore shqiptare. Me këtë rast dëshiroj t’ju falenderoj të gjithëve për besimin që vazhdoni të na jepni duke ju siguruar se këtë besim e shohim jo vetëm si privilegj, por edhe si përgjegjësi për të punuar me më shumë përkushtim, thuhet në faqen e Facebookut të kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu.

http://www.cedem.me/images/jDownloads_new/CEDEM%20Jun%202017%20-%20istrazivanje.pdf