Nika: Ulqini qytet i luleve – nuk e thonë kot – sabër selamet..?!

July 11, 2017   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Shkruan Muhamet Nika

Nuk e di ku e kam lëxuar e mbase  mund të jetë  edhe thënie profetike , e cila  na këshillon   : “  Përgëzoni e mos tmerroni, thjeshtësoni e mos vështirësoni…”. Por me sa duket ne në Ulqin edhe këtë  e kemi shumë të vështirë  ta  pranojmë e lëre  më  ta bëjmë …?!

Me  aparatin tim- ose të një miku tim, para  pak kohësh  u bënë këto fotografi që shihni si  më poshtë  dhe flasin për punën e mirë që bënë ndërmarrja e qytetit në  drejtim të kultivimit të luleve dhe  të  mirë mbajtjes së pastërtisë  në sipërfaqe  publike.

Pamjet  që sot mesiguri janë edhe më të bukura do ishin këto  si më poshtë , mirëpo nuk pamë që dikush nga mediat  të shkruaj duke iu përmbajtur urtësisë  së cekur  në fillim  dhe ishalla marrin mend  e bëjnë të kundërtën duke lavdëruar e thënë fjalë të mira  ,për të cilat  me siguri na ka marrë malli  ti dëgjojmë nga mediat.


Ideja që Ulqini të bëhej njëherë e mirë “ Qytet i Luleve” u dëgjua në kuvend diku larg në vitin 2003 në kohën kur kryetar i saj ish i ndjeri Fuad Nimani.
Dhe u mbollën lule në sipërfaqe publike, nuk isht se nuk u mbollën, mirpo deri me emrimin e stafit të ri në udhëheqje të komunales , po duket në Ulqin lulet vazhdonin” t’i hanin gomerët”?!!
Dhashtë Zoti , që kjo kohë të ketë përfunduar e bashkë me te edhe mentaliteti ynë i mbrapsht që nuk zumë mend njëherë e mirë, nga fjala e urtë popullore :” Rri shtremtë , por foli hakun..”?!!
MBASE DIKUSH KUJTOHET DHE E TREMB “SHEJTANIN LANET..” DUKE NA SJELLË PAMJET EDHE MË TË BUKURA TË PARQEVE TË QYTETIT QË MUNGONIN.