Pazari i Ulqinit, projekti i rilindjes urbane, së shpejti nis restaurimi

July 14, 2017   | Shoqëria / Društvo

Pazari i Ulqinit, vendi më simbolik jo vetëm si destiacion tregtar do t’i nënshtohet restaurimit. Detajet e para të projektit kanë për qëllim ruajtjen e trashëgimisë kulturore zhvillimin e zonës si atraksion turistik.

Restaurimi do të financohet nga Norvegjia dhe Ministria e bujqësisë e Malit të Zi, ku në ambientet e tregut të gjelbër do të kryhet një investim me vlerë rreth 20.000 euro që do të shërbejë për modernizimin e tregtimit të peshkut.

Në një postim në facebook, Nazif Cungu shkruan: “Së shpejti, në hapësirën e tregut të gjelbër do të kemi një ambient të ri modern për tregtimin peshkut. Pazari i ri i peshkut që do ndërtojmë në Ulqin, u mundësua falë fondeve që kemi siguruar prej Norvegjisë dhe Ministrisë së Bujqësisë të Malit të Zi. E vizitova me bashkëpunëtorët e mi lokacionin e këtij projekti që do të mundësojë të gjitha kushtet e duhura higjeno sanitare për tregtimin e peshkut”,  thuhet në faqen personale të Nazf Cungut.