Atmosferë e ‘nxehtë’ në Ulqin, Real 1 performon i zhveshur në koncert

July 16, 2017   | Lajmet / Vijesti

Dyshja DJ Blunt dhe Real 1 janë shumë të pëlqyer nga publiku për këngët e tyre.

Këtë verë ata kanë qenë shumë aktivë me projekte të reja, gjersa janë edhe në finalizim të albumit të tyre më të ri.

Ata janë shumë aktivë edhe me koncerte gjatë verës, ku vazhdimisht priten mirë nga publiku.

Në një nga koncertet e fundit në Hollegro të Ulqinit, dyshja duket të kenë ndezur vërtetë atmosferën, aq sa edhe Real 1 nuk hezitoi edhe që të zhvishet.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Real 1 shfaqet krejt i zhveshur në pjesën lart, teksa performon para fansave. /Telegrafi/